3 milionë vende pune rrezikohen nga AI në Britani deri në 2035 - Business Magazine Albania

3 milionë vende pune rrezikohen nga AI në Britani deri në 2035

Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta rrezikojnë të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035 si pasojë e automatizimit dhe inteligjencës artificiale (AI), sipas një raporti të publikuar nga një prej institucioneve më të njohura kërkimore në fushën e arsimit.

Sipas National Foundation for Educational Research (NFER), punët më të ekspozuara ndaj zhvendosjes janë ato në sektorë si zejet, mekanika dhe shërbimet administrative. Ndërkohë, profesionet me aftësi të larta pritet të kenë kërkesë në rritje, pasi zhvillimet teknologjike dhe AI rrisin ngarkesën e punës “të paktën në afatin e shkurtër dhe të mesëm”. Në total, raporti parashikon se ekonomia britanike do të shtojë 2.3 milionë vende pune të reja deri në 2035, por rritja nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Këto gjetje vijnë në kontrast me studime të tjera të kohëve të fundit, të cilat sugjerojnë se AI do të ndikojë më shumë tek profesionet e paguara lartë dhe teknike, si inxhinierët e softuerit apo konsulentët e menaxhimit, sesa tek punët manuale. Një kërkim nga King’s College, i publikuar në tetor, vlerësoi se kompanitë me paga të larta pësuan ulje të punësimit rreth 9.4% midis viteve 2021 dhe 2025, periudhë që përkon kryesisht me pas-lançimin e ChatGPT në fund të vitit 2022. Sipas qeverisë britanike, profesione si konsulentët e menaxhimit, psikologët dhe juristët renditen ndër më të ekspozuarat ndaj automatizimit nga AI, ndërsa profesione si sportistët, çati ndërtues (roofers) dhe muratorët kanë shumë më pak gjasa të zëvendësohen.

Javën e kaluar, firma ligjore Clifford Chance lajmëroi se do të shkurtojë 10% të stafit të shërbimeve të biznesit në bazën e saj në Londër, rreth 50 role, duke ia atribuar pjesërisht ndryshimin përdorimit të AI. Gjithashtu, drejtuesi i PwC u tërhoq publikisht nga plani për të punësuar 100,000 persona deri në vitin 2026, duke deklaruar se “bota ka ndryshuar” dhe inteligjenca artificiale ka transformuar nevojat e punësimit.

Lexo edhe:A e kanë nisur fshehurazi punonjësit britanikë javën me katër ditë pune?

A janë parashikimet për humbje masive të vendeve të punës të nxituara?

Jude Hillary, bashkëautor i raportit të NFER, argumenton se parashikimet për ndikimin e AI mund të jenë të parakohshme. Sipas tij, shkurtimet e vendeve të punës që i atribuohen AI mund të lidhen më shumë me ngadalësimin e ekonomisë britanike, kostot e rritura të sigurimeve shoqërore apo hezitimin e punëdhënësve. “Ka një pasiguri të madhe mbi drejtimin që po marrin gjërat, dhe sa kohë do të duhet për t’u stabilizuar situata,” thotë Hillary. “Ka shumë diskutim rreth AI dhe automatizimit, por pak substancë konkrete. Shumë punëdhënës janë të shqetësuar. Dhe ajo që mund të po ndodh në të vërtetë është që shumë prej tyre thjesht po presin.” Hillary thekson se ndikimi i inteligjencës artificiale mbi fuqinë punëtore pritet të jetë kompleks: do të rrisë kërkesën për profile profesionale; do të ulë ndjeshëm kërkesën për role fillestare; dhe do të mbyllë shumë profesione me aftësi të ulëta. Kjo e fundit është më shqetësuese, pasi njerëzit e larguar nga këto role do ta kenë të vështirë të rikualifikohen. “Vendet e reja të punës që po shtohen janë kryesisht profesionale dhe me aftësi të mesme të larta. Ndërkohë, punëtorët e zhvendosur, 1 deri në 3 milionë, sipas raportit tonë, përballen me pengesa të mëdha për t’u rikthyer në tregun e punës.”

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0