3 mënyra për të ndërtuar zgjidhje gjatë pushimeve të Vitit të Ri, që të zhvilloni biznesin në 2020 - Business Magazine Albania

3 mënyra për të ndërtuar zgjidhje gjatë pushimeve të Vitit të Ri, që të zhvilloni biznesin në 2020


 

Nga David Brown, Themelues dhe CEO i Techstar

Jini realist, vendosni synime dhe ndiqini ato

Unë gjithmonë përpiqem të jem një version më i mirë për veten, si drejtues i kompanisë por edhe si punonjës i saj. Por, është e vështirë të shihet një panoramë afatgjatë kur kompania është në rritje. Sigurisht, ne ndjekim rregullisht strategji dhe qëllime në kompani – po për qëllimet tona personale, për mënyrën sesi punojmë?

Duke lënë mënjanë kohën që shpenzoj duke menduar për mënyrat se si dua të ndryshoj, duke i shkruar këto synime, dhe më pas duke parë mënyrën sesi do t’i bëj – gjatë gjithë vitit, si dhe në fund të vitit – unë zbuloj se mund të krijoj një ndryshim domethënës në mënyrën se si e jetoj jetën time të punës.

Ja se si e bëj atë dhe si mundeni edhe ju gjithashtu.

Krijoni ca kohë meditimi.

Kompania ime është e mbyllur çdo vit midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Jo të gjithë në ekip festojnë Krishtlindjet, por është një kohë, kur puna në shumë industri ngadalësohet dhe besoj se është mirë t’i jepet gjithë kompanisë një kohë pushimesh së bashku. Kjo do të thotë që të gjithë kthehemi në 2 janar. Pra, ne të gjithë kemi pak kohë për të menduar, larg punës, për të rifituar perspektivën dhe për të mbledhur energjitë tona.

Unë e përdor këtë periudhë pushimesh për të medituar se si po shkon biznesi dhe vendos për vendimet e mia në vitin e ardhshëm. Sigurisht që në fillim duhet nxituar, por kjo është një nga ato momente kur ngadalësimi me të vërtetë nuk ju ndihmon të shpejtoni në planin afatgjatë. Mendimi i kohës është i rëndësishëm.

Mbajini gjërat për vete.

Këto vendime nuk duhet të jenë gjëra të mëdha strategjike. Në fakt, nuk duhet të jenë. Unë me siguri do të zhvilloj ide për çështje të mëdha strategjike gjatë kësaj periudhe pushimi, por do t’i sjell ato në kompani dhe do t’i përpunoj me kolegët.

Përkundrazi, vendimet e mia me qëllime personale, mënyra me të cilat dua të ndryshoj sjelljen time, mund të lidhen me plotësimin e kodit tim të sjelljes. Këto vendime duhet t’i mbaj personal. Për shembull: unë dua të njoh të gjithë punonjësit e mi si individë, kështu që çdo punë në këtë drejtim më ndihmon të përmbush qëllimet e mia.

Këto mund të tingëllojnë si gjëra të vogla, por si CEO, sjellja ime vendos tonin dhe ritmin e kompanisë. Kjo është pjesë e asaj që do të thotë të jesh udhëheqës: Unë vendos standardin. Kështu që duhet të bëj një punë të mirë. Mendoni për mënyrën se si silleni në vendin e punës si udhëheqës i kompanisë. Çfarë ndjehni sikur bëni më mirë? A mund të bësh më shumë për të? Cilat janë disa sjellje të këqija që mendoni se duhet të hiqni dorë? Ky është një moment i shkëlqyer për të vendosur të ndryshoni.

Jini i përgjegjshëm.

Listën e vendimeve e ruaj në të njëjtin vend që ruaj listën time të qëllimeve javore dhe sigurohem që ta shikoj të paktën një herë në muaj. Edhe nëse gjërat ndryshojnë gjatë vitit, unë i lë qëllimet që kam shkruar në janar ashtu siç janë. Në fund të vitit dua të jem në gjendje të shoh se si i bëra gjërat. Një vit është një kohë e mjaftueshme, për të bërë ndryshime të mëdha në një biznes apo në jetë. Por, është mjaft e shkurtër për të kujtuar pse i vendose këto synime dhe çfarë synoje të arrije me ta. Kam zbuluar që ky proces është i dobishëm për mua për të bërë përparim afatgjatë në gjërat që kanë rëndësi dhe që nuk arrij dot të arrij brenda një ore ose një jave.

Jeni apo jo mjaftueshëm me fat për kohën që mund të keni në dispozicion gjatë fundit të vitit, ju inkurajoj të organizoheni për të gjetur zgjidhje për vitin tjetër. Sot një vit, ju mund të befasoheni se sa ju kanë ndihmuar.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0