3 kryeministra në Kiev këtë të Martë. Kryeqyteti njofton shtetrrethim - Business Magazine Albania

3 kryeministra në Kiev këtë të Martë. Kryeqyteti njofton shtetrrethim

Keiv

Kievi do të futet në një shtetrrethim 35-orësh duke nisur nga mbrëmja. Sulmet me raketa kanë goditur gjatë mbrëmjes së kaluar ndërtesa banimi në afërsi të qendrës së qytet.

Ky sulmi në kryeqytetin e Ukrainës vjen ndërsa zyrtarët rusë dhe ukrainas përgatiten të vazhdojnë bisedimet, pas raundit të katërt të negociatave.

Por, një zhvillim i rëndësishëm vjen nga zona Euro, pasi u njoftua se kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke po udhëtojnë në Kiev për t’u takuar me liderët e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko ka shpallur një shtetrrethim 35-orësh në kryeqytetin ukrainas, nisur nga mbrëmja e së martës.

Lexo: Ja përse Vladimir Putin e ka humbur tashmë luftën e tij

Nga ora 20.00, me orën lokale të martën deri në orën 7 të mëngjesit të së enjtes, banorëve të Kievit do t’u ndalohet të lëvizin nëpër qytet pa një leje të posaçme dhe do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të arritur në strehët e bombave.

Klitschko tha në një postim në Telegram të martën në mëngjes se, vendimi ishte marrë nga komanda ushtarake sepse, qyteti ishte gjetur në “një moment të vështirë dhe të rrezikshëm”.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0