Fillimi është i thjeshtë. Çdokush mund të bëhet një shkrimtar, këngëtar, stilist, sipërmarrës apo çdo gjë tjetër, por vetëm disa vazhdojnë rrugëtimin me sukses.
Për shembull, shumë njerëz duan të fillojnë një biznes. Por, duket se i gjithë mundi fokusohet vetëm tek fillimi, pasi shumica e bizneseve nuk ekzistojnë pas 5 vjetësh.
E njëjta gjë ndodh edhe me profesionet krijuese. Shkrimtarët aspirues fillojnë fuqishëm dhe shkruajnë për disa ditë, javë ose muaj dhe pastaj lëvizin tek gjëja tjetër që tërheq vëmendjen e tyre.
Shumë ekspertë dhe shkrimtarë në hapësirën e zhvillimit personal thonë se gjëja më e rëndësishme është të filloni. Por, bazuar në përvojën time, gjëja më e rëndësishme është të vazhdoni.
Lexo edhe:WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar!
BusinessMag më poshtë ju tregon 3 këshilla që duhet të bëni për të vazhduar me sukses atë që keni nisur:
- Përqendrohuni në të tashmen
Pjesa më e madhe e ankthit tonë vjen nga pasiguria për të ardhmen. “Çfarë do të ndodhë nesër ose pas një viti?” Mund të jetë e frikshme të mendoni për këtë nëse mendimet tuaja janë të errëta.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përqendroheni në hapin tuaj të ardhshëm: TANI. Çfarë do të bëni tjetër? Jo në, “Cila është lëvizja juaj e ardhshme?” Jo, çfarë do të bëni pasi të keni lexuar këtë?
Bëni diçka jashtë monotonisë tuaj, harroni për një moment të kaluarën dhe të ardhmen. Ndoshta ju keni të drejtë. Ndoshta nesër bota do të marrë fund. Por a duhet të mendoheni sot për gjithë këto gjëra që nuk i kontrolloni dot?
Jo sigurisht qe jo. Bëni diçka me ditën tuaj. Harroni pjesën tjetër.
- Vendosni qëllime që mund t’i kontrolloni
Kur vendosni qëllime për të cilat nuk keni kontroll, do të mendoni se gjërat janë të pamundura. Plus, gjithmonë do të vareni nga të tjerët për suksesin tuaj.
Mos harroni: Asnjëherë mos ia jepni timonin tuaj dikujt tjetër. Ju jeni sundimtari i mbretërisë suaj. Ju jeni në sediljen e shoferit. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përqendroheni në gjërat që kontrolloni. Ju nuk kontrolloni shpërblimet që merrni. Nëse njerëzit nuk duan t’ju japin biznesin e tyre, çfarë pastaj? Nëse njerëzit nuk duan t’ju punësojnë, çfarë pastaj?
Ju nuk i kontrolloni ato sidoqoftë. Nuk është puna juaj. Puna juaj është të përmirësoni veten, të bëni më të mirën, të jeni një person i mirë dhe të bëni atë që është në interesin tuaj.
Mendoni se çfarë kontrolloni. Shumë pak gjëra, apo jo? Kjo duhet ta lehtësojë këtë hap. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të merrni një copë letër dhe të shkruani qëllimet tuaja mbi të. Më pas, punoni për to.
- Përshtatuni kur është e nevojshme
Tim Ferriss (autor i The 4-Hour Workweek) u përpoq të ndryshojë modelin e biznesit për podcast-in e tij. Ai shkoi nga fondet e bazuara në reklama në fondet e mbështetur nga fansat. Ai u kërkoi dëgjuesve të kontribuojnë 10 dollarë në muaj ose më shumë nëse dëshironin.
Ai njoftoi se ky ishte një eksperiment për pak a shumë 6 muaj, por ai nuk lejoi të arrinte kaq gjatë. Tre ose katër javë më vonë, ai u tërhoq, i ktheu të gjitha kontributet dhe menjëherë u kthye përsëri tek reklamat.
Tim tha se, “eksperimentet ndonjëherë mund të japin përfundime shumë më shpejt se sa pritej.”
“Ndonjëherë provojmë diçka të re. Dhe shumë shpejt, zbulojmë se gjërat nuk shkojnë sipas planit. Në fakt, supozimet dhe planet tona ishin plotësisht të humbura. Në këto raste, nuk duhet të kemi frikë të marrim vendime të guximshme.”
Tim ka miliona dëgjues dhe megjithatë, ai nuk kishte frikë të ndryshonte modelin e tij të biznesit dhe të kthehej në sistemin e vjetër kur mësoi se ndryshimi nuk do të funksiononte.
Kjo është jeta. Ai nuk ndaloi podcast-in dhe vazhdoi me punën e tij. Ai thjesht bëri një ndryshim. Shpesh, ne kalojmë në gjendje krize, “OH JO! KJO NUK MUND TË FUNKSIONOJË!”
Edhe çfarë pastaj? Bëni një ndryshim.
Në fakt, vazhdoni dhe ndryshoni derisa të gjeni përshtatjen e duhur për karrierën dhe jetën tuaj. Nuk ka formula. Jeta dhe biznesi janë si krijimi i një kënge.
Përvishni mëngët dhe vihuni në lëvizje. Kur gjërat tingëllojnë si duhet, do ta kuptoni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.