265 mjete klasike në Tiranë gjatë 13-16 Maj - Business Magazine Albania

265 mjete klasike në Tiranë gjatë 13-16 Maj

~2 minuta lexim
Prej disa ditësh tashmë, flota e mjeteve klasike nga Belgjika, e ka kthyer sheshin “Italia” në një pikë stacioni të preferuar për të gjithë dashamirësit e mjeteve historike dhe jo vetëm. Me më shumë se 200 mjete të ekspozuara, për t’u admiruar nga syri i publikut, mbrëmja e 15 Majit do të përmbyllë maratonën e këtij rrugëtimi në Shqipëri.

Grupi i tretë i mjeteve historike Belge, parkon me 15 Maj përballë stadiumit Air Albania, të kryesuar nga CEO i TourAmical Z. Manuel Stappaerts i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i  DSHPTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) Z. Blendi Gonxhja. Përgjatë këtij takimi do të zhvillohen biseda lidhur me pasionin e njëjtë për këtë kategori mjetesh me koleksionistë shqiptarë dhe përfaqësues të DPSHTRR dhe Retro Albania si një prej anëtareve më të reja në FIVA.

Turi i madh i mjeteve klasike nga Belgjika vjen në Tiranë në datat 13-16 Maj. Në publikimin e Retro Albania njoftohet se 265 makina klasike priten të zbarkojnë duke filluar nga data 13 Maj në Sheshin “Italia”, për ta kthyer atë një prej vendtakimeve kryesore të apasionuarve dhe nostalgjikëve të “mjeteve me shpirt”.

Nën filozofinë e përjetimit të një udhëtimi të paharrueshëm në timonin e makinës me një atmosferë të këndshme dhe miqësore, Tour Amical zhvillon edicionin e 19-të tijin me destinacion Sofje – Prishtinë – Shkup – Tiranë – Budva – Dubrovnik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0