21 vite më vonë, praktikanti i Target ulet në karrigen e CEO-s! - Business Magazine Albania

21 vite më vonë, praktikanti i Target ulet në karrigen e CEO-s!

Nga praktikant te CEO, çfarë këshillon për Gen Z drejtuesi i ri i Target

Michael Fiddelke, CEO i ardhshëm i Target, është një shembull i gjallë se praktikat nuk janë vetëm për të sjellë kafe menaxherëve apo për të bërë punët e rëndomta, ato mund të kthehen në trampolinë karriere. Çfarë nisi si një vendim veror në departamentin e financës dy dekada më parë, më 1 shkurt do ta çojë atë në krye të kompanisë 44 miliardë dollarëshe, duke pasuar Brian Cornell.

Nga praktikë në krye të kompanisë

Edhe pse sot 49-vjeçari merr drejtimin e Target, rruga e tij nisi shumë më herët, në një fermë të vogël në Iowa ku familja e tij kultivonte misër, sojë dhe rritej bagëti. Familja më pas ndërtoi edhe biznese të vogla, përfshirë një dyqan pijesh alkoolike dhe hotele Super 8.
Fiddelke studioi inxhinieri në Universitetin e Iowa-s, punoi si konsulent në Deloitte dhe më pas përfundoi MBA në Northwestern. Pikërisht gjatë kësaj kohe, gjatë shkollës së biznesit, ai bëri praktikën verore në Target, praktikë që ia ndryshoi jetën. Që nga viti 2003 ka punuar në fusha të ndryshme brenda gjigantit të shitjes me pakicë: merchandising, financë, operacione dhe HR. Së fundmi ka shërbyer si CFO dhe më pas si COO, role që i dhanë mundësinë të ishte pjesë e vendimeve më të mëdha të kompanisë. “Kur nisa praktikën time në Target, nuk e kisha menduar kurrë se ku do të më çonte kjo rrugë,” tha Fiddelke në një postim në LinkedIn. “Aty ku nis, rrallë është aty ku do të përfundosh.”

Lexo edhe:E urreni punën tuaj? Ja se si ta bëni më argëtuese

Mesazhi për Gen Z: bëhuni kureshtarë, pranoni feedback-un dhe ndërtoni marrëdhënie

Në një reflektim për rrugëtimin e tij, ai ndau disa këshilla për gjeneratën e re që po nisin praktikat e tyre të para:

  • Bëhuni të kureshtarë. Mos kini frikë të bëni pyetje.

  • Pranoni feedback-un. Është mënyra më e shpejtë për të mësuar.

  • Shfrytëzoni momentin. Lidhuni me njerëz brenda kompanisë dhe kolegët praktikantë.

Ai theksoi se presioni për t’i pasur të gjitha të qarta që në moshën 18 vjeç është i panevojshëm. “Karriera, pasionet dhe synimet tuaja do të evoluojnë. Merrni vendimet më të mira me dijen që keni sot, dhe jepini vetes hapësirë të ndryshoni rrugë përgjatë kohës,” u shpreh ai për një grup adoleshentësh në qytetin e tij të lindjes. Gjithashtu, Fiddelke nënvizoi rëndësinë e mirësisë dhe kureshtjes. Sipas tij, ekipet e tij kanë performuar më mirë kur kanë punuar me këtë qasje. “Në një botë të shpejtë dhe të ndarë, mirësia është ushqyese,” tha ai.

Jo i vetmi që u ngjit nga poshtë-lart

Fiddelke nuk është i vetmi CEO që nisi nga nivelet më të ulëta.

  • Juvencio Maeztu do të bëhet CEO i Ikea këtë nëntor, pas 25 vitesh në kompani, duke filluar si menaxher dyqani në Spanjë.

  • Doug McMillon, drejtuesi i Walmart, nisi duke shkarkuar rimorkio për 6.50 dollarë në orë në moshën 17 vjeçare, dhe sot është CEO i kompanisë.

  • Pano Christou, CEO i Pret A Manger, nisi rrugëtimin aty pas një rekomandimi nga një koleg i McDonald’s, me pagë vetëm 2.75 paund në orë.

Këto histori tregojnë se, ndonëse starti mund të duket modest, qëndrueshmëria, fleksibiliteti dhe gatishmëria për të mësuar mund t’ju çojnë deri në majë.

fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0