20th Century Fox, Panasonic dhe Samsung krijojnë një partneritet të ri për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të shikimit me teknologjinë HDR10+

20th Century Fox, Panasonic dhe Samsung krijojnë një partneritet të ri për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të shikimit me teknologjinë HDR10+


Berlin, Gjermani – 29 Gusht 2017 – 20th Century Fox, Panasonic Corporation dhe Samsung Electronics njoftuan sot një partneritet të ri për të krijuar një platformë dinamike pa detyrime për metadata të High Dynamic Range (HDR) përmes një program çertifikimi dhe markimi, të quajtur HDR10 +. Së bashku, të treja kompanitë do të formojnë një njësi licencimi që do të fillojë licencimin e platformës HDR10+ në Janar të vitit 2018. Kjo njësi do të licencojë metadatat gjerësisht në kompanitë e përmbajtjes, televiziorët me rezolucion shumë të lartë, disqet lexues/regjistrues Blu-ray dhe prodhuesit e set-top box, si dhe shitësit e SoC, pa pagesë me vetëm një tarifë nominale administrative.

“Si lider në përmbajtjen dhe harduaret e argëtimit në shtëpi, të treja kompanitë janë partnerët idealë për sjelljen e HDR10+ kudo në shtëpitë e konsumatorëve”, tha Jongsuk Chu, Zëvendës President i Visual Display Business pranë Samsung Electronics. “Ne jemi të angazhuar për të bërë teknologjinë më të fundit të disponueshme në televizorët tanë dhe jemi të bindur se HDR10+ do të ofrojë përmbajtje me cilësi të lartë dhe do të përmirësojë mënyrën se si ju i përjetoni programet televizive dhe filmat në shtëpi.”

HDR10+ është teknologjia më e fundit, e cila mbështetet në përfitimet e televizorëve HDR që ofrojnë eksperiencën më të mirë të shikimit për monitorët e gjeneratës së ardhshme. HDR10+ siguron cilësi të lartë në të gjitha ekranet me shkëlqim, ngjyrë dhe kontrast të optimizuar automatikisht për çdo skenë. Në iteracionet e mëparshme, hartografia e tonit statik ka aplikuar një përmirësim fiks në një pjesë të tërë të përmbajtjes. Me hartën e tonit dinamik HDR10+, çdo skenë zgjerohet individualisht për të sjellë në jetë pamjet e gjalla dhe për të arritur cilësi shumë të lartë të figurës. Kjo përvojë e avancuar vizuale do t’i lejojë konsumatorët të shohin pamje që përputhen me qëllimin e prodhuesve të filmave.

“HDR10+ është një hap përpara në teknologji duke optimizuar cilësinë e imazhit për monitorët e gjeneratës së ardhshme”, tha Danny Kaye, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv pranë 20th Century Fox dhe Drejtor Menaxhues i Fox Innovation Lab. “HDR10+ siguron metadata dinamike, e cila përshkruan saktësisht çdo skenë për të ofruar cilësi shumë të lartë të figurës. Duke punuar në partneritet me Panasonic dhe Samsung përmes Fox Innovation Lab, ne jemi në gjendje të sjellim në treg platforma të reja si HDR10+ që e kuptojnë në mënyrë më të saktë vizionin e prodhuesve të filmave përtej teatrit.”

Ka disa përfitime kyçe për partnerët që dëshirojnë të adaptojnë platformën për produktet e tyre të përputhshme me HDR10+. HDR10+ ofron fleksibilitet sistemi, duke lejuar një shumëllojshmëri partnerësh, duke përfshirë krijuesit dhe shpërndarësit e përmbajtjeve, prodhuesit e TV dhe krijuesit e pajisjes, për të përfshirë këtë platformë dhe për të përmirësuar përvojën e shikimit për audiencat. Platforma HDR10+ është projektuar për të lejuar zhvillimin e ardhshëm dhe inovacionin në mënyrë që të ofrojë një teknologji më të fuqishme në vitet e ardhshme.

“Panasonic ka një histori të gjatë pune me liderët e industrisë për të zhvilluar formate të qëndrueshme teknike. Jemi të kënaqur të punojmë së bashku me 20th Century Fox dhe Samsung për të zhvilluar një format të ri HDR, i cili do t’i sjellë konsumatorëve kaq shumë përfitime “, tha Yuki Kusumi, Zyrtar Ekzekutiv pranë Panasonic.

“Duke ofruar përmirësime të konsiderueshme të cilësisë së imazhit HDR në një gamë më të gjerë të televizorëve dhe duke përshpejtuar sasinë e disponueshme të përmbajtjes HDR premium, ne presim që HDR10+ të bëhet shpejt formati i vërtetë HDR”.

Pjesëmarrësit e këtij viti në IFA inkurajohen të vizitojnë stendat e Samsung Electronics dhe Panasonic për të mësuar më shumë rreth teknologjisë HDR10+.

20th Century Fox, Panasonic dhe Samsung do të njoftojnë për detaje të mëtejshme mbi programin e licencës së bashku me një demonstrim të teknologjisë HDR10+ në CES 2018.

Rreth Twentieth Century Fox Home Entertainment

Twentieth Century Fox Home Entertainment, LLC (TCFHE) është një lider i njohur botëror i industrisë dhe një degë e Twentieth Century Fox Film. TCFHE është kompani ndërkombëtare e marketingut, shitjes dhe shpërndarjes për të gjitha programet e filmit dhe televizionit Fox, blerjet dhe prodhimet origjinale si dhe të gjithë partnerët e shpërndarjes së palëve të treta në DVD, Blu-ray ™, 4K Ultra HD, Digital HD dhe VOD (video-on-demand). Çdo vit TCFHE prezanton qindra produkte të reja dhe të përmirësuara, të cilat i ofrojnë në dyqane fizike dhe dyqane dixhitale në mbarë botën.

Rreth Panasonic

Panasonic Corporation është një lider në mbarë botën në zhvillimin e teknologjive të ndryshme elektronike dhe zgjidhjeve për konsumatorët në elektronikë, shtëpi, automobilistikë dhe bizneset B2B. Duke festuar 100 vjetorin e saj në 2018, kompania është zgjeruar në nivel global dhe tani operon me 495 filiale dhe 91 shoqëri të lidhura në mbarë botën, duke regjistruar shitje të konsoliduara neto prej 7.343 trilionë Jen deri më 31 Mars 2017. I angazhuar për të sjellë vlera të reja përmes inovacionit përmes degëve të ndryshme, kompania përdor teknologjitë e saj për të krijuar një jetë dhe botë më të mirë për klientët e saj. Për të mësuar më shumë rreth Panasonic: http://www.panasonic.com/global.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0