2022- viti kur më shumë se kurrë do “luftohet” për të mbrojtur të dhënat. Hakerat kanë perfeksionuar metodat - Business Magazine Albania

2022- viti kur më shumë se kurrë do “luftohet” për të mbrojtur të dhënat. Hakerat kanë perfeksionuar metodat

Kërcënimet e sigurisë ka të ngjarë të përshpejtohen në vitin 2022 pasi kriminelët kibernetikë përsosin metodat ransomware(piraterimi i kompjuterit që nuk zhbllokohet pa derdhur një shumë lekësh) dhe kërkojnë të shfrytëzojnë dobësitë në softueret që bashkojnë internetin. Zgjedhjet në SHBA do të paraqesin gjithashtu një objektiv tundues për përhapjen e dezinformatave.

Sulmet kibernetike që mbyllin tubacionin e naftës “Colonial Pipeline” dhe paketuesi i mishit “JBS USA” kontribuan në rritjen e çmimeve të benzinës dhe mungesës së mishit në disa pjesë të SHBA-së.

Sulmet e parashikuara vijnë në sfondin e një pandemie në dukje të pafund që krijon dobësi shtesë. Me shumë njerëz që ende punojnë nga shtëpia, hakerat do të kërkojnë të shfrytëzojnë lidhjet në distancë për të depërtuar në rrjetet e korporatave. Disa prej tyre do të synojnë gjithashtu njerëzit e përditshëm, të cilët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të kompjuterit, në mënyrë që të kapin informacione bankare, fjalëkalime personale dhe të dhëna të tjera që mund të përdoren për të komprometuar llogaritë.

Lexo edhe: Të dhënat janë fuqia e biznesit, përmes tyre arrini sukses

Andrew Useckas, shefi i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i firmës së sigurisë kibernetike ThreatX, thotë se një pjesë e problemit është se kompanitë nuk e dinë madhësinë e problemit, sepse kaq shumë informacione janë në rrjetet e korporatave.

“Shumë organizata thjesht nuk e kuptojnë se sa të ekspozuar janë,” tha Useckas.

Shumë krime kibernetike, të mëdha dhe të vogla, nuk raportohen, duke e bërë të vështirë gjurmimin e të dhënave të përgjithshme. Megjithatë, ekspertët thonë se një pjesë e vogël e metrikave kryesore u rritën vitin e kaluar, duke zgjuar alarmet.

Veçanërisht, shkeljet e të dhënave të raportuara publikisht në nëntë muajt e parë të 2021 tejkaluan totalin për të gjithë vitin 2020, sipas Qendrës së Burimeve të Vjedhjes së Identitetit. Pagesat e dyshimta të raportuara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare arritën në 590 milionë dollarë për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, sipas një raporti të tetorit nga Departamenti i Thesarit.

Lexo edhe: Kompanitë kanë pak siguri për të dhënat e tyre

Administrata e Presidentit Joe Biden ka ndërmarrë hapa për të kufizuar ransomëare dhe sulme të tjera kibernetike. Shtëpia e Bardhë kohët e fundit mbajti një ngjarje globale në internet kundër kësaj dhe premtoi sanksione kundër shkëmbimeve të kriptove dhe institucioneve të tjera financiare që lehtësojnë vjedhjet e identitetit.

CNET 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0