2019 Nissan Leaf Nismo: A i pranuam zyrtarisht makinat elektrike?

2019 Nissan Leaf Nismo: A i pranuam zyrtarisht makina elektrike?


A ka një Tesla sot në shitje me një timon me alcantara ashtu si Nissan Leaf Nismo? Duke ditur fokusin kryesor të Tesla që është thjeshte të prodhojë makina elektrike, duket se jo.

Leaf Nismo do të shitet vetëm në Japoni dhe mban mbi supe një emër jo pak të njohur për entuziastët e makinave. Tashmë, NISMO vjen e printuar edhe në një makinë elektrike.

Nissan kështu i ka dhënë një trajtim modelit të saj Leaf. Përsa i përket performancës, Nissan thotë vetëm se makina ka një kompjuter të modifikuar e cila do t’a ndihmojë makinë të përshpejtojë më shpejt. Por nuk mbaron me kaq. Edhe nga ana vizuale, Leaf Nismo, ka marrë një trajtim që e bën atë të duket pak më “vizionare”.nissan leaf nismo nissan leaf nismo nissan leaf nismo

Si në çdo produkt tjetër të Nismo, makina ka një body kit tjetër. Gjithashtu, edhe detajet e kuqe që simbolizojnë markën.

nissan leaf nismo

Detajet e kuqe vazhdojnë edhe në brendësi. Detajet e vogla të karbonit, bashkohen me alcantara në timonin me dyshemenë e sheshtë. Ky timon ka edhe një detaj të vogël i cili zakonisht është i rezervuar për makinat e pistave. Në “orën 12” të timonit, ndodhet një shirit i kuq, i cili tregon pozicionin e timonit.

nissan leaf nismo nissan leaf nismo

Nga ana tjetër, Leaf Nismo është e pajisur me disqe alumini me rezistencë të ulët 18-inch dhe me goma Continental ContiSportContact 5. Nissan thotë se ka bërë edhe disa ndryshime në sistemin e timonit të makinës. Gjithashtu edhe Electric Driven Intelligent Brakes, por nuk është futur më në detaje.

“2019 Nissan Leaf Nismo do të dalë në shitje në 31 korrik 2018 në Japoni. Ky, është një “mishërim” i makinës elektrike më të shitur, dhe modifikimeve nga Nismo për makinat e rrugës.” – u shpreh Nissan në një deklaratë për shtyp.

Nissan Leaf, është përgjigja e Nissan për konkurentë si Tesla Model 3 apo Chevrolet Volt. Leaf ka një bateri prej 40 kW/h, më pak se dy konkurentët e saj. Sipas raporteve, kjo mangësi do të korrigjohet tek Leaf E-Plus me 200 kuaj fuqi.

Por, mbi të gjitha, ajo përsëri mbetet një makinë elektrike dhe ka mangësitë e saj (shpirtërore, subjektivisht) me makinat e tjera hatchback, dhe patjetër Nismo.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0