2018-2020, ja reformat e pritura në ekonomi - Business Magazine Albania

2018-2020, ja reformat e pritura në ekonomi


Qeveria Shqiptare ka miratuar së fundmi programin e ri ekonomik të vendit për tre vitet e ardhshme. Në programin për periudhën 2018-2020, parashikohet zbatimi i 17 reformave. Programi i reformave, i cili dorëzohet në Komisionin Europian për t’u monitoruar më pas prej tij parashikon nisma të reja, por mbi të gjitha vijim të reformave në disa sektorë ku qeveria vlerëson se ka nisur tashmë reformën.

Pjesë tyre janë sektori i energjisë, infrastruktura, bujqësia, financat publike, enërgjia transporti, etj.

Ja reformat e planifikuara

1-Krijimi i një kadastre fiskale

2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë

3-Diversifikimi  i burimeve të energjisë (gazifikimi)

4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian

5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë

6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore

7-Politika për zhvillimin e industrisë jo-ushqimore

8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

9-Reduktimi i barrierave per biznesin

10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar

11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimin shkencor dhe inovacionin

12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjërë (broadband)

13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjise në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë

14- Hartimi dhe implementimi i kurikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi  i mësuesve

15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje  me tregun e punës

16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënuara

17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen  sociale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0