20 vjet ProCredit - Koncepti i ri Zona 24/7 në degën më të re

20 vjet ProCredit – Koncepti i ri Zona 24/7 në degën më të re


Korçë, 7 Tetor 2015 – Koncepti i ri Zona 24/7 i ProCredit Bank prezantohet në degën e saj më të re.  Zona 24/7 e vetëshërbimit do të jenë në funksion si të klientëve të biznesit, ashtu edhe atyre privatë.

“Sot, zhvillimet teknologjike i kanë dhënë një dimension tjetër mënyrës se si të gjithë ne zgjedhim të komunikojmë me njëri-tjetrin, si menaxhojmë kohën, punojmë dhe zhvillojmë biznesin. Për sistemin bankar, kjo merr një rëndësi të veçantë për sa kohë që janë bankat ato që kanë mundësinë të prezantojnë dhe orjentojnë klientët e tyre drejt këtyre zhvillimeve teknologjike që lehtësojnë transaksionet e tyre. Ne, në bankën ProCredit kemi dizenjuar shërbime që plotësojnë nevojat e klientëve në çdo moment, 24/7” – u shpreh Drejtuesja e Drejtorisë Ekzekutive, Znj. Adela Leka, e pranishme në këtë inaugurim.

Zonat 24/7 janë një koncept tejet inovativ bankingu për tregun bankar në Shqipëri, ku klientëve të bankës ProCredit iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës.

 

 

Procredit-bank-zona24-7-korca-BusinessMagAlE veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për më tepër shërbimet bankare të kryera në “Zona 24/7” janë më lirë se sa në sportelet e bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë ju duhet të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.

Zona 24/7

Për më tepër, kjo përqasje e re do të sigurojë një vëmendje të veçantë tek këshillimi financiar. Shkëputja nga veprimet me përfshirje të lartë oparacionale, si numërim cash, transaksione të thjeshta rutinë, që konsumonin rreth 70 % të kohës së këshilluesve të klientëve, tashmë do jetë në funksion të këshillimit të personalizuar për klientët tanë.

Padiskutim që banka e së ardhmes do të jetë shumë e ndryshme nga sot dhe në përputhje me nevojat e tregut.

Zona 24/7”, iu mundëson klientëve të bankës ProCredit akses në shërbimet bankare pa kufizime në kohë. Këto zona janë të pajisura me pajisje të teknologjisë së lartë, ku shërbimi i depozitimit të keshit përmes pajisjeve si për klientë biznesi, ashtu edhe ata privatë, është një ndër funksionet më të spikatura të kësaj zone. Përveç kësaj klientët mund të kryejnë transfeta edhe një sërë pagesash të faturave mujore nëpërmjet platformës elektronike e-banking. Gjithashtu në çdo moment klientët mund të lidhen direkt me Qëndrën e Kontaktit nga kjo zonë në rast se kanë pyetje gjatë kryerjes së veprimeve.

Aktualisht ProCredit Bank ka investuar në 16 Zona 24/7 në të gjithë vendin, të integruara brenda degëve aktuale me qëllim që klientëve t’ju mundësohet informim edhe më i plotë i funksionimit të këtyre shërbimeve.

Procredit-bank-Adela-Leka-20-vjet-korca-BusinessMagAl

Artikuj të ngjashëm me “20 vjet ProCredit Bank – Inaugurohet në Korçë dega më e re me konceptin e ri Zona 24/7 ” mund të gjeni në rubrikën Biznesi të Infoalbania.al ose në portalin e dedikuar biznesit, BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0