20 qytetet më të mira për të jetuar në botë! - Business Magazine Albania

20 qytetet më të mira për të jetuar në botë!

20 qytetet më të mira për të jetuar në botë!

Cilat janë qytetet më të mira për të jetuar në botë? Përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje e jep çdo vit The Economist Intelligence Unit (EIU), përmes raportit të saj të përvitshëm Global Liveability Index. Edicioni i vitit 2025 vlerëson 173 qytete nga e gjithë bota, bazuar në 30 indikatorë të ndarë në pesë kategori kryesore: stabilitet, shëndetësi, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë. Çdo qytet merr një vlerësim nga 0 në 100 pikë, që reflekton komoditetin dhe cilësinë e jetesës që ofron. Më pas, qytetet renditen nga më të jetueshmet, te ato më pak të dëshirueshmet.

Copenhagen, qyteti më i jetueshëm në botë për 2025

Për herë të parë që nga viti 2022, Vjena nuk mban më vendin e parë. Copenhaga, kryeqyteti i Danimarkës, kryeson listën si qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2025, duke marrë vlerësime maksimale (100 pikë) në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Me një total prej 98 pikësh, Copenhaga lë pas Vjenën, e cila këtë vit merr 97.1 pikë. Çfarë ndikoi në rënien e Vjenës? Sipas raportit të EIU, disa incidente që lidhen me sigurinë, përfshirë një kërcënim për bombë në verën e vitit 2024, që anuloi koncertin e Taylor Swift, dhe një tentativë për sulm në një stacion treni në fillim të vitit 2025, zbehën ndjeshëm pikët e saj në kategorinë e stabilitetit. Këtë vit, Vjena ndan vendin e dytë me Cyrihun, ndërsa ky i fundit ngjitet nga vendi i gjashtë (në 2023) në podium.

Lexo edhe:Puna nga shtëpia po bie globalisht, a është ky fundi i fleksibilitetit?

Top 20 qytetet më të mira për të jetuar në botë – 2025

  1. Copenhagen, Danimarkë
  2. Vjenë, Austri (barazim)
  3. Cyrih, Zvicër (barazim)
  4. Melburn, Australi
  5. Gjenevë, Zvicër
  6. Sidnei, Australi
  7. Osaka, Japoni (barazim)
  8. Auckland, Zelandë e Re (barazim)
  9. Adelaide, Australi
  10. Vancouver, Kanada
  11. Luksemburg
  12. Toronto, Kanada
  13. Helsinki, Finlandë
  14. Tokio, Japoni
  15. Perth, Australi
  16. Brisbane, Australi
  17. Frankfurt, Gjermani
  18. Calgary, Kanada
  19. Amsterdam, Holandë
  20. Wellington, Zelandë e Re

 

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0