Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin global për autizmin, 2 Prilli është caktuar si “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin”. Qëllimet e kësaj dite janë të ndërgjegjësojnë njerëzit të kuptojnë dhe pranojnë personat me autizëm, të nxisin mbështetjen në mbarë botën dhe të frymëzojnë të tjerët për të krijuar kushtet e përshtatshme për të gjithë ata që vuajnë ka çrregullim.
Çfarë është autizmi?
Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, pavarësisht nga gjinia, raca, statusi socio-ekonomik i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara. Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit u caktua me një rezolutë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1 nëntor 2007, duke theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth autizmit dhe për të punuar në mënyrë aktive drejt fuqizimit dhe pranimit të individëve me autizëm, si dhe njohjen e kontributit të tyre në shoqëri. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli njëzëri 2 Prillin si Ditën Botërore të ndërgjegjësimit të Autizmit për t’i kujtuar shoqërisë nevojën për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre me autizëm dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen pjesë e domosdoshme e strukturës sociale.
Disa nga gjetjet e shkencës mbi autizmin:
AI tani është e aftë të parashikojë autizmin që në fazat më të hershme
Po sikur gjithçka që dimë për autizmin të jetë e gabuar?
Studim i ri sfidon një tjetër mit rreth shkaqeve të autizmit: “Shumë nëna ndihen fajtore”
NEST, hapësira e parë e dedikuar për argëtimin dhe kohën e lirë për fëmijët me nevoja të veçanta
OBSH: Analiza e re konfirmon se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm
Këtë vit, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, mbahet nën temën “Autizmi dhe njerëzimi, Çdo jetë ka vlerë”, e cila thekson dhe pohon dinjitetin e vlerën e të gjithë njerëzve autikë si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët njerëzore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto