Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar vendosjen e tarifës 20% për çdo makinë që prodhohen në fabrikat e BE. Kërcënimi erdhi një muaj pasi administrata e tij nisi një hetim për të zbuluar nëse importet e automjeteve përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.
Zv.Presidenti i Komisionit të KE, Jyrki Katainen ka thënë se, “nëse ata vendosin të shtojnë tarifat, ne nuk do të kemi mundësi tjetër përveç se të reagojmë”. Aksionet e kompanive të automjeteve europiane pësuan rënie në fundjavë, pasi Trump lajmëroi tarifat e reja.
Ford dhe General Motors kanë shënuar gjithashtu një ulje të vlerës së tyre në treg Ndërkohë në Tëitter, Tramo tha: “Nëse Tarifat dhe Barrierat nuk hiqen menjëherë, ne do të vendosim penalitete në 20% për të gjithë makinat e tyre që vijnë këtu”.
Mediat ndërkombtare shrkuajnë se Departamenti i Tregtisë në SHBA ka afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm, të hetojë dhe të dalë në një përfundim: pra nëse importet e automjeteve ose pjesëve të makinave, përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare ose jo.
Trump ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme importet e mëdha të makinave gjermane në SHBA.
Trump i tha prodhuesve në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 11 Maj se po planifikon tarifa në 20-25% për disa automjete dhe kritikoi ashpër sufiçitin në automjete me Gjermaninë. SHBA kanë aktualisht tarifa në 2.5% për makinat për pasagjerë të importuara dhe 25% për kamionçinat.
BE aplikon një tarifë 10% në automjetet e SHBA-ve. Në dekadën e fundit, prodhimi i automjeteve në SHBA është dyfishuar sipas Dhomës së Tregtisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto