Rregulla të reja për produktet ushqimore

Rregulla të reja për produktet ushqimore


Një vendim i qeverisë detyron bizneset në sektorin ushqimor të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe përmbajtjen e produktit. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, subjektit i duhet të sigurojë kriteret, pasi viti 2019 do të ndalojë mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, për të shmangur  abuzimet.

Qëllimi i këtij vendimi është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotërojë besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa u përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Lexoni: Bujqësia, ende rritet me hapat e breshkës

Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në (Vëzhgime dhe Rekomandime), sektorit i vihej detyrë përmirësimi i  legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0