Nisin fluturimet direkte Tel Aviv -Tiranë

Nisin fluturimet direkte Tel Aviv -Tiranë


Përmes një linje direkte fluturimi, kanë mbërritur këtë fundjavë në Tirana International Airport (TIA) pasagjerët e parë nga Izraeli. Burimet zyrtare nga TIA, bëjnë të ditur se u pritën 184 pasagjerët e parë të Israir Airlines, avioni i cili, fluturoi nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës. Linja e re është programuar çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit dhe do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të zhvilluar turizimin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Lexoni: Wizz Air, nis fluturimet Tiranë-Londër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0