Marrëveshje për rritjen e sigurisë ushqimore në shkolla e spitale

Marrëveshje për rritjen e sigurisë ushqimore në shkolla e spitale


Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë nënshkruar një marrëveshje në prani të ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, për të rritur sigurinë e furnizimit me ushqime në institucionet publike si spitale dhe shkolla.

“Marrëveshja e Bashkëpunimit”, sipas burimeve zyrtare të ministrisë, synon mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj.

Pas marrëveshjes pritet të ketë një bashkëpunim mes palëve, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore. Sipas marrëveshjes, për subjektet që furnizojnë këto insitucione, do të duhet të respektojnë disa standarde.

Palët angazhohen të bashkëpunojnë, sipas ministrisë, në standardizimin e: 1- specifikimeve teknike për produktet ushqimore, të cilat prokurohen nga autoritetet kontraktore, si dhe 2-liçencave e çertifikimeve që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në këto procedura prokurimi. Palët  angazhohen të bashkëpunojnë për shkëmbimin e praktikave më të mira në nivel kombëtar e ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.”
— Christopher Reeve
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0