Ndryshimet në paketën fiskale janë miratuar tashme nga qeveria shqiptare. Ndryshimet kryesore janë tek Tatim fitimi dhe TVSH.
Tatimi fitimi
Fitimi nga shitblerja e pronës tatohet 15 %.
Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk përbën moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme”.
Shkalla e tatimit mbi fitimin është:
5% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit.
15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit.”
“Kooperativat” dhe agroturizmi
Për personat juridikë, të parashikuara nga ligji “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.
Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari agroturistike të certifikuar si “agroturizëm”, sipas ligjit “Për turizmin”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.
Lexoni: Konfindustria: të rikthehet taksa e sheshtë
Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5%, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit “subjekt i certifikuar agroturizmi.”.
Lojërat e fatit
Tatimi mbi lojërat e fatit aplikohet 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare. (E ardhura bruto është vlera e mbetur organizatorit nga diferenca midis vlerës totale të luajtur dhe vlerës së fituar)
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
TVSH 6 % aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restorantit, të ofruar brenda strukturave në të cilat zhvillohet veprimtari pritëse e certifikuar si “agroturizëm”. Përjashtohen të ofruar në këto struktura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto