Agroinneco, nxit të rinjtë të investojnë në agro-industri

Agroinneco, nxit të rinjtë të investojnë në agro-industri


Një inkubator për hapjen e bizneseve inovative në agroindustri, pritet të krijohet falë projektit “Agroinnoeco” i mbështetur nga fondet IPA.

Agroineko, prek katër vende: Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari dhe nënkupton nxitjen e Ekosistemit të Inovacionit Ndërrajonal Balkan Med për Maturimin dhe Integrimin e Ideve Sipërmarrëse Inovatore në Sektorin Agroushqimor.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë bashkë me partnerët nga Greqia, Qipro dhe Bullgaria po organizojnë në Tiranë, takimin e 2-të të partnerëve.

Christos Tzomakas, drejtues i projektit për rajonin, tha për Businessmag se, “Ky projekt është pjesë e programit BalcanMed, dhe synon maturimin e ideve në sektorin agro-ushqimor, duke ndihmuar sipërmarrësit e rinj potencialë të fitojnë disa aftësi bazike, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një plan biznesi dhe t’ua prezantojnë investitorëve potencialë, për të realizuar një sipërmarrje. Mund të jenë ide inovative në prodhim, paketim, marketing, etj”.

Aktorët e përfshirë janë sektori publik, kërkimik përmes universiteteve dhe biznesi përmes dhomave të tregtisë.

Kozeta Sevrani, pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, tregon se univesiteti do trë kontribuojë në pjesën e inovacionit, përmes hartimit të paketave mbi të cilat do të modelohet inkubimi i bizneseve të ardhshme. “Ne shkojmë deri tek modeli i një inkubatori, pra do të ofrojmë një modul për trajnimet”.

Mes dhjetëra të rinjve që pritet të përfitojnë nga ky projekt, mund të jenë edhe studentë të ekonomikut, të cilët tashmë kanë zhvilluar disa detyra kursi në këtë drejtim.

Projekti, i financuar nga fondet IPA të Bashkimit Europian, me partner kryesor Fondin e Zhvillimit Rajonal për Rajonin e Greqisë Perëndimore synon të sigurojë mbështetjen e duhur për SME-të e sektorit Agro-Ushqimor në rajonet e Ballkanit Mesdhetar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0