A e dini se Korça prodhon një të tretën e frutave në vend?

A e dini se Korça prodhon një të tretën e frutave në vend?


Gati 26% e të gjitha pemëve frutore janë të mbjella në qarkun në Korçës, ndërsa rendimenti më i lartë i prodhimit e shton primatin e Korçës në vjelje.

Të dhënat statistikore nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se Korça kryeson për pemët frutore, si për numrin e rrënjëve edhe rendimentin.

Mollet e personifikojnë Korçën. Për shkak të prodhimit më të lartë se në çdo rajon tjetër, magazinat e para frigoriferike për ruajtjen e tyre janë hapur pikërisht këtu.

Në Korçë janë mbi 3 milionë pemë frutore, nga 13 milionë që regjistrohen në të gjithë vendin. Mes 12 qarqeve, Korça ndiqet nga Dibra. Ndërsa qarqet më të varfra në këtë drejtim janë Gjirokasta dhe Lezha me përkatësisht 330 mijë dhe 390 mijë pemë frutore.

Në vit llogaritet të prodhojmë gjithsej mbi 260 mijë ton fruta, nga të cilat mbi 80 mijë ton prodhohen në Korçë, sipas ministrisë së Bujqësisë.

Rreth dhjetë vite më parë pemët frutore u bënë pjesë e skemës mbështetëse në bujqësi, kur morën prioriet në financim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0