18-25 Nëntor, 50 evente në javën ndërkombëtare të sipërmarrjes - Business Magazine Albania

18-25 Nëntor, 50 evente në javën ndërkombëtare të sipërmarrjes

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania 2024) rikthehet në Tiranë nga datat 18-25 Nëntor, me një sërë aktivitetesh të rëndësishme ku do të mblidhen së bashku novatorë, sipërmarrës dhe biznese nga shumë vende të botës.

Nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj së bashku me Agjencinë Shtetërore të Start Up-eve , do të organizohen mbi 50 evente në Tiranë, me mbështetjen e 35 partnerëve nga sektori publik dhe privat, bota akademike dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në vend.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania 2024) do të ketë në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikimin e financimeve alternative, fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.

Në këtë frymë, sesionet që do të organizohen do të përfshijnë:

  • Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë
  • Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm
  • Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh
  • Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive
  • Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase

Kjo ngjarje e rëndësishme do të sjellë së bashku themelues biznesesh, investitorë, ekspertë dhe entuziastë të sipërmarrjes nga e gjithë bota, duke ofruar mundësi për rrjetëzim, mësim dhe bashkëpunim për zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja.

Gjatë javës, qytetarët dhe profesionistët shqiptarë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një seri aktivitetesh, duke përfshirë seminare, trajnimet, panele diskutimi dhe sesione mentorimi që do të mbahen në disa nga lokacionet më të rëndësishme të Tiranës.

Çfarë të prisni gjatë Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes ?!:

  • Panele Diskutimi dhe Prezentime nga ekspertë të fushës së biznesit dhe inovacionit.
  • Sesione Mentorimi dhe Trajnimi për sipërmarrësit që duan të zhvillojnë dhe përmirësojnë idetë e tyre.
  • Rrjetëzim dhe Mundësi Bashkëpunimi për të lidhur sipërmarrës dhe investitorë nga Shqipëria dhe rajoni.
  • Workshops dhe Aktivitetet Praktike për ngritjen e aftësive teknike dhe menaxheriale të biznesit.

Të gjitha sesionet e kësaj jave synojnë të frymëzojmë, motivojmë, fuqizojmë, lidhim dhe ndajmë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentë, studentë sipërmarrës, mentorët dhe partnerët tanë të biznesit.

Ju ftojmë të na ndiqni për më shumë detaje dhe informacione rreth kësaj jave dedikuar sipërmarrjes.

Bashkohuni me ne për të ndarë përvojat, për të qenë pjesë e seminareve dhe rrjeteve të dedikuara për sipërmarrësit, bizneset dhe startup-et.

Shqipëria ka histori të suksesshme sipërmarrjesh të reja dhe po punon për të fuqizuar ekosistemin e tyre, përmes një kuadri ligjor model dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare. Misioni ynë është pikërisht zhvillimi i këtij vizioni.

Ju mund të shihni këtu Kalendarin e Eventeve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0