Orges Ibi është shpallur fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave. 17-vjeçari nga qyteti i Korçës, ka fituar pikët maksimale në kimi, matematikë dhe kodim.
Orgesi ka konkurruar në këtë olimpiadë së bashku me 160 të rinj nga e gjithë bota.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi Orges Ibin si një shembull të shkëlqyer të talentit të jashtëzakonshëm, i lindur nga pasioni dhe angazhimi i tij, si dhe mundësitë që ofron Qendra e Inovacionit e Bashkisë Korçë.
Lexo edhe: Hapet thirrja për OriginAL 2025
“Kjo është një dëshmi se kur investohet në mundësi për zhvillimin e rinisë, arrihen suksese të jashtëzakonshme që ndikojnë jo vetëm në individë, por edhe në zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e saj”, shkroi kryebashkiaku Filo.
Qendra e Inovacionit në Korçë luan një rol kyç në krijimin e hapësirave, ku talentet e reja mund të zhvillohen, duke forcuar kështu ekosistemin e dijes dhe teknologjisë në rajon. Më shumë se 40 të rinj të qytetit të Korçës aftësohen çdo ditë në fushën e programimit, kodimit e shkencave të reja, në Qendrën e Inovacionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto