Hapet thirrja për OriginAL 2025 - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për OriginAL 2025

OriginAL është një program që ofron një tur edukativ dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare në vendet e tyre të origjinës. Ai përfshin përvoja vullnetare dhe ka për qëllim të motivojë pjesëmarrësit të zbulojnë dhe të lidhen me rrënjët e tyre. OriginAL është një program i pavarur, i lançuar në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, me synime shumë ambicioze për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj të diasporës e perceptojnë vendin e tyre të origjinës.

OriginAL ndryshon mënyrën se si të rinjtë e Diasporës Shqiptare e shohin atdheun e tyre duke promovuar njerëzit dhe mrekullitë e tij në mënyrën më reale. Besojmë se një nga pengesat kryesore në rrugën tonë drejt zhvillimit është mungesa e komunikimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë mes nesh.

Programi OriginAL po transformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë rilidhen me trashëgiminë e tyre. Përmes këtij udhëtimi në vendet e të parëve, 150 të rinj tashmë kanë eksploruar rrënjët e tyre, duke forcuar identitetin kulturor dhe etnik, duke u lidhur me vendet e origjinës, dhe krijuar lidhje të qëndrueshme me bashkëmoshatarë nga 25 shtete.

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0