17 thënie frymëzuese nga Ruth Bader Ginsburg

17 thënie frymëzuese nga Ruth Bader Ginsburg


Në moshën 85-vjeçare, Ruth Bader Ginsburg (RBG) nuk pranon të ndalet.

Ruth Bader Ginsburg u bë gjykatësja e dytë e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, kur ajo mori betimin e zyrës më 10 gusht 1993. Ajo u përball me diskriminim në vendin e punës në vitet 1960, pavarësisht se u diplomua e para në klasën e saj në Shkollën Juridike të Columbia më 1959.

Ginsburg ka qenë një avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, dhe ajo ka fituar respektin e thellë dhe të vazhdueshëm të kolegëve të saj në Gjykatë së bashku me Publikun Amerikan.

Ginsburg është një shembull i fuqishëm i dikujt që jeton besimet e tij dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato. Këto janë 17 thënie të Ruth Bader Ginsburg që do të frymëzojnë suksesin tuaj në biznes dhe në jetë.

  1. “Ndryshimi i vërtet, ndryshimi i qëndrueshëm, ndodh hap pas hapi.”
  2. “Zakonisht në jetë, gjërat që i mendoni si pengesë dalin të jenë më të mirat, ato më fatsjellëset.”
  3. “Reagimi me zemërim apo bezdi nuk do të çojë përpara aftësinë e njeriut për të bindur.”
  4. “Kur një fjalë e pamenduar apo e ashpër thuhet, mos i kushto vëmendje.”
  5. “Lufto për gjërat që do, por bëje në një mënyrë që i shtyn të tjerët të të bashkohen.”
  6. “Ti mund t’i kesh të gjitha, të gjitha në të njëjtën kohë.”
  7. “Unë besoj shumë në të dëgjuarit dhe të mësuarit nga të tjerët.”
  8. “Në rrjedhën e një martese, dikush strehon tjetrin.”
  9. “Në çdo martesë të mirë, ndonjëherë ndihmon të jesh pak i shurdhër.”
  10. “Kufiri gjinor … ndihmon që gratë të mos mbahen në piedestal, por në një kafaz.”
  11. “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes.”
  12. “Leximi është çelësi që hap dyert për shumë gjëra të mira në jetë. Leximi formoi ëndrrat e mia dhe më shumë lexime më ndihmuan të realizoja ëndrrat e mia.”
  13. “Mos u hutoni nga emocionet si zemërimi, zilia, pakënaqësia. Këto vetëm shkatërrojnë energjinë dhe ju bëjnë të humbisni kohën.”
  14. “Ju mund të mos pajtoheni me diçka pa qenë të papëlqyeshëm.”
  15. “Nëse keni një partner të kujdesshëm, ju ndihmoni personin tjetër kur ai person ka nevojë për të. Kam pasur një partner jete që mendonte se puna ime ishte aq e rëndësishme sa e tij, dhe unë mendoj se kjo bëri të gjithë ndryshimin për mua.”
  16. “Gratë i përkasin të gjitha vendeve ku merren vendime. Gratë nuk duhet të jenë një përjashtim.”
  17. “Unë dua të mbahem mend si dikush që përdorte çfarëdo lloj talenti kishte për të dhënë maksimumin në punën e saj.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0