169 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14 899.
Në 24 orët e fundit, 4 pacientë kanë humbur jetën, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto