15 nga gjërat më të shtrenjta në botë - Business Magazine Albania

15 nga gjërat më të shtrenjta në botë

A nuk do të ishte kënaqësi të kishe aq shumë para sa të blije gjithçka që dëshiron, pa e kontrolluar llogarinë bankare? Ndoshta një flotë avionësh privatë, diamante 10 karatësh, makina klasike ose vila buzë detit në Malibu. Por nëse do të doje vërtet të të përmendnin të gjithë, atëherë do të zotëroje objektin më të shtrenjtë në botë: jahtin History Supreme, me një vlerë marramendëse prej 4.8 miliardë dollarësh. E pse të ndalemi këtu? Ja cilat janë 15 prej gjërave më të shtrenjta në botë.

Peshkaqeni i konservuar

Vlera e vlerësuar: 8 – 12 milionë $
Artisti britanik Damien Hirst krijoi instalacionin e famshëm “The Physical Impossibility of Death in the Mind of Someone Living” në vitin 1991 – një peshkaqen tigër i ruajtur në formalinë. Fillimisht u porosit nga koleksionisti Charles Saatchi dhe më vonë u ble nga miliarderi Steven Cohen për rreth 8 milionë dollarë, ndërsa raporte të tjera flasin për shifra që shkojnë deri në 12 milionë.

Unaza e fejesës e Mariah Carey

Vlera e vlerësuar: 10 milionë $
Një prej unazave më të shtrenjta të fejesës në historinë e yjeve i përkiste Mariah Carey-t. Ish i fejuari James Packer i dhuroi një diamant prej 10 milionë dollarësh. Pas ndarjes, këngëtarja e shiti për vetëm 2.1 milionë dollarë – një shumë që për të ishte pothuajse “xhepash”.

Diamanti Perfect Pink

Vlera e vlerësuar: 23.2 milionë $
Një diamant rozë prej 14.23 karatësh u shit në ankand nga Christie’s në Hong Kong për mbi 23 milionë dollarë. Kristalet rozë të rralla vijojnë të thyejnë rekorde, përfshirë edhe “Eden Rose” prej 10 karatësh, i shitur në vitin 2024 për 13 milionë dollarë.

Ora Chopard 201 karatësh

Vlera e vlerësuar: 25 milionë $
Një kryevepër e orologjisë dhe argjendarisë: ora Chopard me 874 gurë të çmuar, përfshirë tre diamante në formë zemre që hapen si petale për të zbuluar ekranin.

Ora 10,000-vjeçare

Vlera e vlerësuar: 42 milionë $
Një projekt vizionar i financuar nga Jeff Bezos: një orë gjigante e ndërtuar për të funksionuar për 10,000 vjet. Një simbol i durimit dhe luksit afatgjatë.

Ferrari GTO i Vitit 1962

Vlera e vlerësuar: 48.4 milionë $
Një nga makinat më të rralla dhe më të lakmuara në botë, një Ferrari GTO i kuq u shit në ankand nga Sotheby’s në Monterey për 48.4 milionë dollarë.

Domain-i CarInsurance.com

Vlera e vlerësuar: 49.7 milionë $
Emrat e domain-eve janë pasuri digjitale. CarInsurance.com mban rekordin si domain-i më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë, me vlerë 49.7 milionë dollarë në vitin 2010.

Lexo edhe:AllWeb, konferenca më e madhe e marketingut digjital vjen me edicionin e 8-të në Tiranë!

Ora Graff Hallucination

Vlera e vlerësuar: 55 milionë $
Një tjetër kryevepër unike: ora me 110 karatë diamante shumëngjyrëshe, prezantuar nga Laurence Graff në vitin 2014.

Piktura “Portreti i Adele Bloch-Bauer I”

Vlera e vlerësuar: 135 milionë $
Piktura e Gustav Klimt u ble nga koleksionisti Ronald Lauder në vitin 2006 për 135 milionë dollarë, duke hyrë në listën e veprave më të shtrenjta artistike.

Vila e Jeff Bezos në Beverly Hills

Vlera e vlerësuar: 175 milionë $
Themeluesi i Amazon është gjithashtu një nga koleksionistët më të mëdhenj të pasurive të paluajtshme. Prona e tij më e kushtueshme është një rezidencë madhështore në Beverly Hills, e blerë nga David Geffen për 175 milionë dollarë.

Piktura “Lojtarët e Kartave” nga Paul Cézanne

Vlera e vlerësuar: 250 milionë $
Në vitin 2011, Katari bleu një nga versionet e famshme të kësaj pikture për 250 milionë dollarë, duke e renditur si një nga veprat më të shtrenjta të artit të gjitha kohërave.

Piktura “Salvator Mundi” nga Leonardo da Vinci

Vlera e vlerësuar: 450.3 milionë $
Në vitin 2017, Christie’s e shiti këtë kryevepër të Da Vincit për një rekord absolut prej 450.3 milionë dollarësh.

Villa Leopolda, Riviera Franceze

Vlera e vlerësuar: 750 milionë $
Ndërtuar në vitin 1902 për Mbretin Leopold II të Belgjikës, kjo rezidencë është një ikonë e luksit. Sot i përket miliarderit rus Mikhail Prokhorov.

Antilia, Mumbai

Vlera e vlerësuar: 4.6 miliardë $
Rezidenca 27-katëshe e miliarderit indian Mukesh Ambani është e mbushur me luks: nga 3 helipadat, deri tek kinema private me 50 vende. Sot vlerësohet në 4.6 miliardë dollarë.

Jahti History Supreme

Vlera e vlerësuar: 4.8 miliardë $
Jahti më i shtrenjtë në botë, dizenjuar nga Stuart Hughes, u ndërtua për tre vite duke përdorur materiale ultra të rralla. 100 metra i gjatë, ky jaht është simboli përfundimtar i pasurisë ekstreme. Këto objekte të jashtëzakonshme tregojnë se për disa miliarderë, kufiri i luksit është vetëm imagjinata.

Yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0