146 milion euro për bujqësinë nga Bashkimi Europian. Kryeministri Rama kërkon “bashkimin e forcave” - Business Magazine Albania

146 milion euro për bujqësinë nga Bashkimi Europian. Kryeministri Rama kërkon “bashkimin e forcave”

Përmes programit  IPARD III,  të bashkimit Europian me vlerë 146 milion euro, qeveria do të mbështesë bujqësinë agropërpunimit dhe agroturizmin.  Kryeministri Rama u dha përgjigje zërave kritik në bujqësi nga ku më i zëshmi është deputeti I tij Erion Brace.

“Flet shumëkush për bujqësinë që po vdes, për bujqësinë që s’ka, s’merr dot më frymë, për bujqësinë që nuk ka më asnjë perspektivë, për fshatin që po braktiset përfundimisht dhe s’ka kush të punojë tokën dhe flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje. Rruga e vjetër e të punuarit vetëm, e të dalit vetëm në treg dhe e të fituarit vetëm nuk funksionon më, duhet bashkim forcash. Bashkim forcash ku secili ka pjesën e vet për atë pjesë të procesit që i takon atij, jo bashkim forcash si dikur, por bashkim forcash ku tjetërkush e punon tokën, tjetërkush e ofron farën dhe fidanin dhe mënyrën si trajtohet, tjetërkush e bën grumbullimin dhe pastaj të gjithë bashkë bëjnë shitjen.” – u shpreh shefi i ekzekutivit.

Me fondet e dhëna deri më tani tha kryeministri janë realizuar 437 projekte por mundësinë thashmë e kemi të bëjmë 100 falë mbështetjes të BE-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0