13 startupe nga Ballkani Perëndimor bëhen pjesë akseleratorit Uplift Western Balkans - Business Magazine Albania

13 startupe nga Ballkani Perëndimor bëhen pjesë akseleratorit Uplift Western Balkans

Uplift Western Balkans

Sipërmarrja digjitale, inovacioni, dhe ekosistemi i startupeve në Ballkanin Perëndimor ishin kryefjala e tre fundjavave me radhë gjatë muajit Tetor ku shikoi afro 54 startupe dhe 70 themelues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë të aplikonin për tu bërë pjesë e akseleratorit më të madh në Ballkanin Perëndimor Uplift Western Balkans.

Viti i tretë i akseleratorit të startupeve Uplift solli bashkë SOVVA, ICTSmedia, VentureUP dhe ICAN me mbështetjen financiare të SlovakAid për të organizuar një prej edicioneve më ambicioze vënë në kërkim të startupeve më premtuese të Ballkanit Perëndimor.

34 startupe u ftuan të merrnin pjesë në përmbylljen e fazës së parë në Selection Bootcamp i organizuar paralelisht në Prishtinë, Gostivar dhe Tiranë në datat 2-3 Tetor, 8-9 Tetor dhe 15-16 Tetor, fazë e cila i paraprin nisjes së programit 4 mujor të akselerimit më 22 Tetor.

13 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përzgjodhën për tu bërë pjesë e programit 4 mujor të akslerimit të Uplift Western Balkans.

Dhjetëra mentorë, ekspertë, investitorë, partnerë dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Evropa si: Peter Kolesar, Michal Laco, Eva Simekova, Kai Pham, Patrick Collins, Igor Madzov, Jaqueline Jaspert, Arta Istrefi, Mentor Rexhepi, Azir Aliu, Kushtrim Shala, Esmeralda Shala, Ardian Alaj, Gentrit Berisha, Llokman Musliu, Kleina Kasanaj, Redjan Ymeraj, Emel Visha, Dairida Metalia, Ervina Hoxha, Ariol Sollaku, Driton Musolli, Paul Will, Eneid Lika, zëvendës Ministrja e Arsimit në Kosovë Edona Maloku Berdyna dhe zëvendës rektori i Universitetit të Prishtinës Kurt Sherifi të Uplift erdhën në mbështetje të startupeve gjatë Selection Bootcamp.

Gjashtë ditë të mbushura plot me mentorim, workshope, prezantime, Selection Bootcamp simulon një program akselerimi në dy ditë intensive. Mentorimi 1n1, workshope Lean Canvas with focus on problem validation, Investment dhe Piching and Pitch Deck, How to Scale your Sales and Lead Generation, dhe në fund prezantimet e ditës së dytë të ngjajnë me finalen e madhe të 17 Janarit 2022 Demo-Day.

“Besoj se së bashku me partnerët nga Kosova dhe Maqedonia do ta dërgojmë edicionin e tretë të Uplift në një nivel tjetër,” tha bashkëthemeluesi i Uplift Western Balkans z. Kushtrim Shala. “Shpresojmë që vitet e ardhshme të gjemë partnerë pse jo edhe në Greqi, Serbi apo Malin e Zi.”

Startupet të cilët kapërcejnë sfidën e përzgjedhjes, gjatë bootkampit do të prezantojnë idetë dhe projektet e tyre përballë mentorëve, investitorëve dhe partnerëve të Uplift Western Balkans. Janë pikërisht këta të fundit që do të jenë faktori përcaktues që do të identifikojnë dhe përzgjedhin ata që do të bëhen pjesë e akseleratorit.

“Është një privilegj të kemi bashkëpunuar me ju, një partneritet tashmë 4 vjeçar. Çdo ekosistem startupesh funksional mundësohet falë bashkëpunimeve dhe komuniteteve,” tha Peter Kolesar, partner në kompaninë Sllovake CIVITTA.

Prej 10 vitesh akseleratori më i madh i startupeve në Evropën Qendrore Uplift organizon bootkampe të tilla me një efekt të thellë tek startupet. “Eksperienca që fitojnë gjatë këtij evenimenti shpeshherë ka ndryshuar plotësisht jetët e tyre,” tha Kolesar.

Jaqueline Jaspert nga EU for Innovation dhe një prej partnerëve kryesorë të Uplift Western Balkans e përshkroi evenimentin si një mundësi e madhe për startupet të zgjerojnë rrjetin e tyre.

Shtrirja e Uplift Western Balkans në Kosovë dhe Maqedoni këtë vit erdhi falë bashkëpunimit me qendrat VentureUP dhe ICAN. “Jemi të priveligjuar dhe të gëzuar të jemi pjesë e edicionit të tretë të Uplift,” tha Mentor Rexhepi nga VentureUP.

Një larmi industrish si E-Commerce, Edukim, Agrikulturë, Marketing, Konsulencë, Development, Online Learning, Mjekësi, Arkitekturë, Inxhinieri, Fotografi dhe Modë përfaqësonin 14 startupet nga Shqipëria, 10 startupet nga Kosova dhe 10 Startupet nga Maqedonia të prezantuan idetë dhe sipërmarrjet e tyre në Uplift Western Balkans.

Me shpalljen e fituesve, programi i akselerimit nis rrugëtimin më 22 Tetor. Mëse 50 ekspertë të fushave të ndryshme nga Rajoni dhe Evropa do të mbështetin startupet përgjatë rrugëtimit të tyre drejt Demo-Day. Përveç eksperiencës së fituar në zhvillimin dhe rritjen e një sipërmarrjeje të suksesshme, Uplift Western Balkans përfaqëson për startupet një mundësi tjetër të madhe, aksesin në një rrjet investitorësh si një prej avantazheve më të mëdha të të qënurit pjesë e një akseleratori.

Në kuadër të Uplift Western Balkans do të organizohet programi studimor 5 ditor në Sllovaki Bridge2EU. 12 startupe ndjekin një program studimor 5 ditor në kryeqytetin Sllovak të Bratislavës ku do të eksplorojnë një ekosistem Evropian startupesh dhe të vizitojnë akseleratorët Sllovakë, inkubatorë, hapësira inovacioni e startupe.

Përgjatë 4 muajve të programit të akselerimit startupet do të ndjekin mentorim, të krijojnë lidhje e rrjetëzim, sigurojnë investim dhe zgjeruar sipërmarrjen e tyre. Mbyllja e programit të akselerimit përkon me Demo-Day më 17 Janar 2022.

Akseleratori i parë themeluar në Shqipëri gëzon një rrjet të gjerë partnerësh dhe mbështetësish si: Banka Credins, Albvision, EU for Innovation, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom dhe CIO.al.

Startupet fituese të Uplift Western Balkans

Drejtshkruaj

Është një platformë online all-in-one e inteligjencës artificiale e cila kontroll drejtshkrimit, pikësimit dhe shqiptimit të gjuhës Shqipe

TePemaTM

Është një kompani e cila operon në industrinë Smart & Smart Cities. TePema dizajnon dhe prodhon hapësira rikrijuese

VR Drive

Është një similator makine bazuar në platformën e realiteitt virtual dhe që do të përdoret në autoshkolla për tu mësuar studentëve leksionet e para të drejtimit.

Riobotics

Është një kompani e edukimit STEM me produkte robotike për fillestarët duke e bërë mësimin e robotikës një proces të thjeshtë dhe argëtues.

ARMMA

Është një brend mode i bazuar në idenë e krijimit të veshjeve modern duke reduktuar impaktin e tyre mjedisor negativ.

GoConf

Synon të zhvillojë platformën e parë online për konferencat ICT. Është një platformë me të cilën mund të gjeni dhe menaxhoni konferencat që do të merrni pjesë.

Hygiot

Janë një ekip që synon të ndihmojë njerëzit autikë duke u siguruar atyre një mjedis të sigurt për t’u trajnuar grupe të ndryshme aftësish të kërkuara.

Bus Tracking

Është një aplikacion për gjurmimin e autobusëve në kohë reale. Gjurmimi do të ofrohet përmes dy aplikacioneve, një për drejtuesin dhe një për klientët.

Spyvio

E ashtuquajtur 007 e marketingut, përmes Spyvio mund të aksesoni informacion të brendshme të reklamave të konkurrenetit, funnels dhe e-mail-e të jashtme.

Pinca

Është platforma e parë rajonale e cila ndërlidh freelancerat Shqiptarë dhe studentët me mundësi punësimi jashtë vendit.

Hajde App

Me në fokus tregun Shqiptar dhe atë Kosovar, Hajde është një aplikacion food delivery ku përdoruesit mund të blejnë nga dyqani apo restoranti i tyre i preferuar.

ArchiGames

Të mësosh arkitekturën duke luajtur është ajo çfarë ArchiGames premton. Objektivi kryesor është përmirësimi i mënyrës së të mësuesit duke e shndërrur këtë proces në argëtim.

Immortelle

Ka në fokusin krijimin e një lëvizjeje e cila mbështet kultivimin e barërave të cilësisë së lartë në fshatrat Shqiptare, pranë kryeqytetit Tiranë.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0