12 shenja që tregojnë se punoni për një shef manipulues - Business Magazine Albania

12 shenja që tregojnë se punoni për një shef manipulues

12 shenja që tregojnë se punoni për një shef manipulues

A ndiheni ndonjëherë të pasigurt në punë, pa e kuptuar saktësisht pse? Ndoshta nuk dini si ta shpjegoni këtë ndjesi tek kolegët, por diçka ju thotë se nuk është në rregull. Me kalimin e kohës, filloni të dyshoni tek kujtesa juaj pas çdo bisede me shefin. Mbledhjet ju lënë të lodhur, jo vetëm mendërisht por edhe emocionalisht.

Një ditë ju lavdëron, ditën tjetër ju poshtëron, dhe ju pyesni veten nëse jeni duke e ekzagjeruar. Kjo është pikërisht ajo që quhet gaslighting në vendin e punës: një formë e manipulimit psikologjik që e bën punonjësin të dyshojë tek perceptimi, kujtesa dhe gjykimi i vet Ky fenomen është i vështirë për t’u dalluar, sepse ndodh në mënyrë të fshehtë dhe shfrytëzon hierarkinë shef–vartës. Pasojat? Pasiguri, lodhje emocionale, humbje besimi dhe ulje produktiviteti. Sipas psikologëve, këto janë 12 shenja që tregojnë se mund të jeni viktimë e manipulimit nga shefi juaj:

1. Shefi e kthen gjithmonë fajin tek ju

Ju hyni me një shqetësim, por dilni të akuzuar se jeni vetë pjesë e problemit.

2. Ju thotë se “po imagjinoni” gjëra

Mohon shqetësimet tuaja duke i quajtur të pavërteta ose të ekzagjeruara, duke ju bërë të dyshoni tek perceptimi juaj.

3. Alternon fyerjet me lavdërime

Një ditë ju kritikon rëndë, ditën tjetër ju shpërblen, një lojë psikologjike që ju mban gjithmonë nën kontroll.

4. Fjalët nuk përputhen me veprimet

Premton gjëra që nuk i realizon, duke përdorur pasigurinë si mjet për të ruajtur autoritetin.

5. Mohon premtimet e dhëna më parë

“Harresa” e përsëritur e angazhimeve krijon tek ju ndjesinë e izolimit dhe mungesës së mbështetjes.

Lexo edhe: Migena Agaraj: Nga rrënjët në Fier te ura globale në New York

6. Nënvlerëson ankesat tuaja

Kur problemet tuaja nuk merren seriozisht, kuptoni se shefi po përpiqet të heshtë çdo kritikë.

7. Shtrembëron fjalët që keni thënë

Madje edhe ndryshimet e vogla në rrëfimin tuaj mjaftojnë për ta kthyer në “provë” kundër jush.

8. Ushtron kontroll të panevojshëm mbi ju

Mikromenaxhmenti i vazhdueshëm e zvogëlon autonominë tuaj dhe krijon varësi nga vendimet e tij.

9. Ju bën kritikët më të ashpër të vetes

Kur arritjet tuaja zhvlerësohen vazhdimisht, filloni të dyshoni tek vetja më shumë se tek çdo kritik tjetër.

10. Ju detyron të mbështeteni vetëm tek ai

Çdo ide e juaja refuzohet, derisa asgjë të mos mund të realizohet pa miratimin e shefit.

11. Ndiheni emocionalisht të rraskapitur

Manipulimi shkatërron rezistencën tuaj emocionale dhe ndikon negativisht jo vetëm në punë, por edhe në jetën personale.

12. Një ditë i ëmbël, ditën tjetër i ashpër

Kjo paqëndrueshmëri ju mban gjithmonë në ankth, duke u përpjekur të parashikoni reagimet e tij.

 Nëse këto shenja ju duken të njohura, nuk është thjesht lodhje nga puna. Mund të jetë manipulim psikologjik i qëllimshëm. Njohja e këtyre modeleve është hapi i parë për të mbrojtur veten, për të kërkuar ndihmë dhe për të vendosur kufij të shëndetshëm në mjedisin tuaj profesional.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0