12 orë punë në ditë e vrasin biznesin tuaj!

12 orë punë në ditë e vrasin biznesin tuaj!


Unë punoj shumë. Më pëlqen vërtet ajo që bëj, ndaj punoj çmendurisht shumë. Por diçka që nuk e lidh gjithmonë në mendjen time: a është ky 12 orësh vërtet efektiv?

Ne të gjithë e kuptojmë se kur nis një sipërmarrje të re pret që të punosh më pak ose më shumë orë përtej normales. Disa thonë se është shenjë dalluese që mund të përcaktojë fatin e biznesit tënd. Merrni si shembull Elon Musk.

“Punoni si dreqi. Dua të them se duhet të punoni 80-100 orë në javë çdo javë. Kjo përmirëson shanset e suksesit. Nëse të tjerët punojnë 40 orë në javë dhe ju punoni 100 orë në javë, edhe nëse jeni duke bërë të njëjtën gjë ju e dini se…ju do të arrini në 4 muaj atë që atyre të tjerëve do t’u duhet 1 vit për ta arritur.”

Musk nuk ulet në tryezën e tij gjatë gjithë kohës, ai udhëton shumë, por sërish nuk është këshillë e mirë për çd sipërmarrës. Kërkimet rreth shekullit të 19 kanë zbuluar se bizneset që punonin 40 orë në javë ishin në shumë produktivë dhe të përfitueshëm. Për shumë individë, të punonte më shumë se 8 orë në ditë mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Studimet tregojnë se “të bësh më shumë se 11 orë punë në ditë rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës me 67 përqind.”

Pavarësisht këtyre gjetjeve, ne insistojmë në punën me orë të gjata sepse jemi të apasionuar pas bizneseve tona, kemi afate për të ërmbushur ose është thjesht kultura korporative e ditëve të sotme. Unë jam fajtor për këtë, ashtu si shumë prej jush. Problemi me këtë mentalitet, është se të punosh më shumë se 12 orë do të thotë të vrasësh biznesin tënd.

Krijon probleme me shëndetin
Të punosh shumë çdo ditë është e dëmshme për shëndetin tuaj. Studime të shumta mbi produktivitetin kanë zbuluar se mbipuna të çon në privim të gjumit, depresion, probleme me memorien, probleme me pirjen dhe probleme me shëndetin duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Kjo mund të ndikojë biznesin tuaj sepse ju dhe punonjësit tuaj keni më shumë probabilitet që të sëmureni ose të keni qarkullim më të lartë të punonjësve, 6 ditë pune të paguara nga punëdhënësit për punonjësit u kanë shkakruar atyre 160 miliardë $ çdo vit duke kryesuar listën e shpenzimeve të sigurimeve shëndetsore. Të tjera studime tregojnë se këto probleme shëndetsore u kushtojnë bizneseve 300 miliardë $ falë produktivitetit të ulur, dhe kostove aktuale të kujdesit shëndetsor.

Zvogëlon produktivitetin dhe inovacionin
Ditët më të gjatë të punës nuk do ta bëjnë biznesin tuaj më produktiv. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik aktualisht ka zbuluar se ndërsa punonjësit në Greqi punonin mesatarisht 42 orë në javë në 2014-ën (2024 orë në vit), punonjësit në Gjermani jo vetëm që punonin 1371 orë në vit, ose rreth 28 orë në javë, por ata ishin 70 % më produktivë.

Edhe më interesant është një studim i cili tregon se, menaxherët nuk mund të tregonin ndryshimin ndërmjet punonjësve që punonin 80 orë në javëdhe atyre që pretendonin kështu.

Përveç prodhimit që vjen në rënie, puna e tepërt mund të zvogëlojë kreativitetin dhe inovacionin. NPR ka një shembull perfekt për ta ilustruar këtë nga autori Jonah Lehrer:

“Nëse je një inxhinier që punon për një problem dhe keni ngecur në një problem, të merrni kafeinë në tryezen e punës dhe të gozhdoheni para komjuterit, do të jeni vërtet të stresuar. Do të humbisni shumë kohë. Ju mund të dukeni produktivë, por po humbisni kohën tuaj.

Udhëheqja bëhet më sfiduese
Në artikullin e Ron Friedman “Të punosh shumë e bën udhëheqjen më të vështirë,” Friedman thotë, “Është nëmënyrë surprizuese e vështirë të kuptosh dëmet që shkakton puna me orë të tepërta te liderat dhe skuadrat. Studimi i Friedman e çoi atë të konkludonte se liderat që punojnë tepër bëjnë vendime jo të mira dhe kanë gjykim të dobët, gjithashtu kanë edhe vështirësi në mbajtjen nën kontroll të emocioneve të tyre.

Edhe më shumë i dëmshëm është fakti se e gjithë skuadra e lidershipit dhe organizata do t’ju ndjekë dhe do të infektohet nga këto tipare ashtu siç edhe vetë lideri.

Fitimet, të ardhurat dhe kënaqësia e klientit nuk do të përmirësohen
Sipas Delta Emerson, presidente globale e shërbimeve të përbashkëta të firmës së konsulencës fiskale Ryan, “Që kur ne implementuam javë fleksibile tëpunës në 2008-ën, të gjithë treguesit e rëndësishëm për një CEO kanë shkuar në drejtimin e duhur.”

Emerson shton se kompania ka reduktuar qarkullimin e punonjësve dhe ka dyfishuar të ardhurat dhe përfitimet, gjithashtu ka arritur edhe pikët më të larta të kënaqësisë konsumatore të të gjitha kohërave.

Jo kosto efektive
Puna 12 orë në ditë nuk është kosto efketive për biznesin tuaj. Për fillestarët, ju po përdorni më shumë elektricitet dhe furnizime të tjera për zyrën duke qenë në zyrë por kostoja e vërtetë është ajo çfarë u ndodh punonjësve tuaj. Në vend që t’i bëni presion skuadrës suaj të punojë 12 ose më shumë orë në ditë, implementoni një orar fleksibël. Jo vetëm që do të kurseni para në energjinë elektrike, furnizimet dhe ushqimet në zyrë, do të reduktoni kostot sepse çdokush do të bëhet më produktiv, do të keni një normë më të ulët të qarkullimit, do të tërhiqni më shumë talente, do të zvogëloni numrin e ditëve gjatë të cilave punonjësit sëmuren dhe biznesi juaj do të rritet më shpejt.

 

/Shkruar nga John Rampton, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0