Ja përse aksionet e Moderna u rritën dhe më pas ranë papritur - Business Magazine Albania

Ja përse aksionet e Moderna u rritën dhe më pas ranë papritur

Aksionet e Moderna u rritën deri në 9% pasi kompania tha se përforcuesi i saj i vaksinës COVID-19 rrit mbrojtjen kundër variantit Omicron. Më pas aksionet  ranë deri në 1% në mes të një shitjeje të tregut të aksioneve.

Një dozë e tretë, e cila është gjysma e nivelit të dozës së përdorur për secilën nga dy vaksinat e para, rezultoi në një rritje 37-fish të mbrojtjes së antitrupave kundër variantit Omicron i cili po përhapet shpejtë.

“Rritja dramatike e rasteve me COVID-19 nga varianti Omicron është shqetësues për të gjithë. Megjithatë, të dhënat që tregojnë se vaksina e autorizuar aktualisht Moderna COVID-19 mund të rrisë nivelet e antitrupave neutralizues 37 herë më të larta, janë qetësuese.” tha Stéphane Bancel, CEO i Moderna.

Rezultatet ende nuk janë rishikuar dhe Moderna vuri në dukje gjithashtu se regjimi i saj i vaksinës me dy doza nuk jep një përgjigje të fortë ndaj variantit Omicron.

Për të luftuar rritjen e variantit Omicron, Moderna planifikon të avancojë shpejt dhe të sjellë një vaksinë përforcues specifike për Omicron, në rast se do të jetë e nevojshëm në të ardhmen.

“Duke pasur parasysh kërcënimin afatgjatë të demonstruar nga Omicron, Moderna do të vazhdojë gjithashtu të zhvillojë një vaksinë të variantit specifik të Omicron (mRNA-1273.529) që pret të kalojë në provat klinike në fillim të vitit 2022”, tha Moderna në një deklaratë për shtyp të hënën.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të gjenerojmë dhe ndajmë të dhëna për strategjitë tona me autoritetet e shëndetit publik për t’i ndihmuar ata të marrin vendime të bazuara në prova mbi strategjitë më të mira të vaksinimit kundër SARS-CoV-2,” tha Bancel.

Rezultatet e vaksinës kundër Omicron janë një lajm i mire për investitorët e Moderna, të cilët kanë përjetuar një rënie prej 40% që kur stoku arriti në rreth 497$ në gusht. Aksioni i ktheu fitimet në humbje të hënën në mëngjes, duke rënë rreth 1%. Megjithatë, aksionet e Moderna janë rritur me 187% krahasuar me vitin e kaluar.

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0