117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 571. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit dy pacientë kanë humbur jetën: një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Të infektuarit e rinj janë 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spital janë të shtruar 85 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2 014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 31 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 571 të infektuar,
– 95 viktima;
– 2 014 të shëruar,
– 1 462 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.