100 milionë euro më shumë se vjet/ Shqiptarët rrisin... - Business Magazine Albania

100 milionë euro më shumë se vjet/ Shqiptarët rrisin shpenzimet për pushime jashtë vendit

Shqiptarët duket se nuk i rezistojnë dot pushimeve jashtë vendit, pasi shpenzimet për gjysmën e parë të vitit 2025 arritën 1.3 miliardë euro, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo përbën një rritje prej 100 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se turizmi vazhdon të jetë një prioritet i familjeve shqiptare.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se gjatë 6 muajve të parë të vitit janë regjistruar rreth 4 milionë dalje jashtë vendit, krahasuar me 3.7 milionë vitin e kaluar. Destinacionet evropiane mbeten më të preferuarat, ndërsa po rritet gjithashtu interesi për udhëtime më afër kufirit dhe për pushime më ekonomike.

Ekspertët e turizmit theksojnë se kjo rritje reflekton fuqizimin ekonomik të familjeve shqiptare dhe dëshirën për eksperienca të reja. Ndikimi i kësaj rritjeje shtrihet edhe në sektorin e transportit, akomodimit dhe shërbimeve turistike në vendet pritëse, duke krijuar një efekt zinxhir ekonomik.

Analistët parashikojnë se sezoni i verës mund të sjellë një rritje të mëtejshme të shpenzimeve, ndërsa faktorë si çmimet e transportit dhe situata globale mund të ndikojnë tek vendimet e turistëve shqiptarë. Megjithatë, tendenca e përgjithshme tregon se pushimet jashtë vendit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe pjesë e stilit të jetesës së përditshme./ Adelina Onuzi

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0