100 mijë vende të reja pune në Shqipëri deri në 2022, ja si mund të përfitoni

100 mijë vende të reja pune në Shqipëri deri në 2022, ja si mund të përfitoni


Rreth 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022 parashikohen të jenë në sektorin e turizmit.

Turizmi si një nga sektorët kyç të një vendi, jo vetëm për rolin e rëndësishëm që ka në kontributin e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të impaktit zinxhir që ka në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohet që rritja e kontributit direkt dhe indirekt të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të shkoj nga 26% në vitin 2016, në nivelin e 29% në vitin 2022, duke mbajtur një rritje mesatare vjetore për periudhën 2018 -2022 në nivelet e 6.1% në vit.

Kontributi indirekt i këtij sektori vlerësohet të jetë në raportet e 1 me 2.5 krahasuar me kontributin direkt, duke përforcuar rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit.

Rritja e punësimit nga niveli i 85 mijë të punësuar direkt në sektorin e turizmit ose 7.7% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

Rritja e punësimit pritet që nga niveli i 267 mijë të punësuar ose 24% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 300 mijë ose 26% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0