100 kompani shqiptare pjesë e panairit “Blej shqip” - Business Magazine Albania

100 kompani shqiptare pjesë e panairit “Blej shqip”


Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë nisi dje panairi “Blej Shqip“.

Në të po marrin pjesë rreth 100 kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjatë ditës drejtori Genc Bashota dhe Ambasadori Qemal Minxhozi vizituan përgatitjet e fillimit të Panairit në sheshet kryesore të Prishtinës.

Drejtori Genc Bashota tha për mediat e pranishme se “sot kam kënaqësinë që së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Minxhozi të vizitojmë procesin e vendosjes së tendave për panairin “Blej Shqip”, i cili është një panair i organizuar në mënyrë unike nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë. Hapja zyrtare do të bëhet nesër me ardhjen e ministrit Arben Ahmetaj ku dhe do të prononcohet për media së bashku me Kryetarin Shpend Ahmeti.”

Drejtori Bashota po ashtu njoftoi për aktivitetet që po organizohen njëkohësisht me Panairin “Blej Shqip” siç është konferenca tematike me prodhuesit e kompanitë pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit institucional nga Kosova e Shqipëria. Ai shtoi se qëllimi i këtij organizimi me rastin e 28 nëntorit është që kompanitë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe kompanitë shqiptare në Maqedoni të kenë mundësinë e shkëmbimit të përvojave të tyre. E veçanta e panairit është se të gjitha kompanitë janë vendore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ndërsa Ambasadori Minxhozi u shpreh se për herë të parë bëhen së bashku ky numër i kompanive shqiptare që do të thotë se është një panair shumë i madh i vlerave ekonomike që mbart rajoni.

“Ne mendojmë – tha ai – se do t’u jepet një nxitje më e madhe iniciativave të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare. Ambasadori Minxhozi tha ndër të tjera se po shihen të gjitha mundësitë që të prodhojmë shqip, të blejmë shqip dhe të shkëmbejmë shqip. Ai po ashtu shpalosi dhe idenë për organizimin e përvitshëm të këtij panairi.

Ambasadori Minxhozi në përgjigjet për gazetarët theksoi po ashtu se planifikohet që në takimin që do të mbahet nesër të shikohen hapësirat për të përcaktuar se çfarë game prodhimesh të tjera do të ketë në vitet në vazhdim. Ai tha se është koha që të lëmë retorikën e fjalëve dhe t’i kthehemi punës praktike të përditshme që prodhimet shqiptare të mbizotërojnë në trojet tona dhe kjo do të ishte një mbështetje shumë e madhe për gjithsecilin nga ne, një mbështetje shumë e madhe për Shqipërinë, Kosovën, për hapësirën shqiptare kudo në rajon.

Iniciativa Blej Shqip u konkretizua nga ide në projekt në pranverën e vitit 2010. E iniciuar në atë kohë nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë që të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për gati çdo vit “Blej shqip” organizoi në Tiranë e Prishtinë panaire e aktivitete që kishin për qëllim lidhjen shkëmbimin dhe promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare.

Për herë të parë pas 4 viteve kjo iniciativë u bë pjesë e kalendarit institucional nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe arriti të mbledhë bashkë kaq shumë kompani shqiptare.

 

/koha.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0