10 zakonet nga të cilat duhet të heqim dorë kur bëhemi sipërmarrës

10 zakonet nga të cilat duhet të heqim dorë kur bëhemi sipërmarrës


*Jayson DeMers

Të gjithë kemi zakone të këqija në punë dhe shumica prej nesh duan t’i heqin qafe për një të ardhme që premton. Sigurisht që na bëjnë më pak produktivë dhe na ulin pikë gjatë performancës sonë, por janë relativisht të padëmshme në jetën tonë të përditshme.

Por gjërat ndryshojnë kur kërkoni të bëheni sipërmarrës. Ju do të keni drejtimin e më shumë “ëve”, më shumë autoritet dhe më shumë liri, por vendimet dhe zakonet tuaja do të kenë shumë peshë. Jo vetëm që shumica e veprimeve që do të bëni do të kenë më shumë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe substancial te shëndeti dhe e ardhmja e biznesit tuaj, por do të shërbejnë edhe modeli që do të marrin të tjerët nga ju, dhe do të përcaktojnë tonalitetin e të gjithë organizatës.

Para se të ndani mendjen se doni të bëheni sipërmarrës këto zakone duhet t’i eleminoni:

1. Mosplanifikimi i ditës ose javës

Nëse keni një punë që nuk ju ngatërron shumë, kjo gjë nuk do ishte problem për ju, por si një sipërmarrës, nëse prioritetet e tua nuk janë të qarta, nuk do t’ia dilni kurrë situatave. Çdo ditë dhe çdo javë bëni një parashikim të detyrave dhe veprimeve që duhet të performoni dhe organizojini ato sipas rëndësisë.

2. T’u përgjigjeni emaileve sapo ju mbërrijnë

Përgjgjiet e menjëhershme janë pothuajse një gjë e mirë gjithmonë, kështuqë nuk mund të fajësojmë veten për këtë kur duam t’u përgjigjemi emaileve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, t’u përgjigjesh gjithë kohës postës elektronike është një mënyrë joefiçiente për t’u kujdesur për detyrat. Planifikojini projektet dhe detyrat tuaja dhe mos lejoni që në mënyrë të pamëshirshme emailet t’ju shpërqndrojnë nga puna. Një përjashtim megjithatë lidhet me personelin e shitjeve, përgjigjia e një emaili për të cilët mund të jetë vendimtare për një shitje.

3. Komunikimi në mënyrë joefektive

Shkruarja në mënyrë joefiçiente e emaileve apo e bisedave në mbledhje nuk shkakton asgjë serioze, por në kontekstin e një biznesi në fazë startupi, këto probleme mund t’ju shkaktojnë seriozisht dhimbje koke dhe firma juaj mund të japë përshtypjen e një kompanie joprofesionale. Bëni një inventar të aftësive tuaja të komunikimit dhe bëni përmirësime aty ku ka nevojë. Mos nxitoni për asgjë dhe mendoni me kujdes në lidhje me gjithçka që doni të thoni.

4. Të keni një rutinë strikte

Rutinat i shërbejnë produktivitetit, sidomos për detyra të përditshme që mund të harrohen. Megjithatë t’i adaptosh në mënyrë strikte dhe besnike mund t’ju vendosë përballë një pozite jo të favorshme kur gjërat ndryshojnë krejt papritur, dhe në një startup është e sigurt që ato ndryshojnë. Si sipërmarrës duhet të jeni mjaftueshëm fleksibël që të ndryshoni qasjen ndaj problemeve kur nevoja e kërkon.

5. Të mos merrni kurrë një pushim

Ndonjëherë duket ide e mirë që të punoni gjatë orareve të pushimit me shpresën se më shumë punë do të përfundoni derisa në total për ditën do të keni më shumë produkt. Megjithatë të punosh gjatë pushimeve është e rrezikshme për psikikën dhe produktivitetin tuaj. Si një sipërmarrës, gjashtë orë pune me rezultat të shkëlqyer janë më mirë se tetë orë pune me rezultatin “Ok”.

6. Të paraqiteni me vonesë

Nëse jeni një punonjës dhe vonoheni 10 minuta për t’iu përgjigjur emailit nuk përbën ndonjë problem. Por si sipërmarrës që pret të takojë klientë të rëndësishëm dhe me perspektivë të shkoni vonë në takim ju dëmton imazhin. Vonesat janë normale, por kur premtoni se do të jeni diku në një orar të caktuar, atëherë duhet të jeni atje në kohën e duhur.

7. Të shtysh projektet për më vonë

Ajo detyra “ e tmerrshme” që ju pret gjatë një dite normale pune mendoni se mund t’ju presë në skrivaninë tuaj, por të zvarrisësh detyrat e vështira si një sipërmarrës që po përpiqeni të bëheni thjesht jua përkeqëson punët. Nëse nuk e menaxhoni dot diçka, delegojeni detyrën ose kërkoni ndihmë nga jashtë. Mos e lër thjesht “për pastaj”.

8. Të vonosh vendimet e vështira

Në pozicionin aktual mbase merrni pak vendime, në krahasim me shumë prej tyre që duhen bërë kur je sipërmarrës. Vendimet e vështira mund të mos i keni me qejf, por duhet ta gjeni zgjidhjen në një mënyrë ose tjetër. Edhe një vendim i keq mund të jetë më i mirë se të mos marrësh asnjë vendim, kështuqë eleminojeni zakonin e të shtyrit të vendimeve.

9. Të mos thoni kurrë “jo”

Në rangjet e ulëta të hirarkisë së korporatës, fjala “jo” është tabú dhe të thënit “po” e ndeshim shpesh gjatë viteve të karrierës. Kur bëheni sipërmarrës, duhet të thoni edhe “jo”. Jo me çdo klient do ia vlente bashkëpunimi. Jo çdo kandidat për një vend pune nuk është gjithmonë i vlefshëm për t’u marrë në punë. Jo çdo ide ia vlen ta ndjekësh.

10. Të bësh shumë detyra në të njëjtën kohë

Ju duket sikur ju kursen kohën, por në të vërtetë ju shpërqëndron mendjen. Detyrat që i bëni në të njëjtën kohë të gjitha i realizoni me më pak efiçiencë nëse do t’i kishit bërë individualisht duke u fokusuar më shumë te secila prej tyre. Si sipërmarrës i ri, fokusi është ai që ju duhet më shumë.

Këto 10 zakone nuk është e thënë t’ju shkatërrojnë biznesin, por ndikojnë në realizimin me aftësinë për të punuar me më shumë produktivitet, dhe në një mënyrë që ju sjell përfitime për organizatën tuaj. Kërkon durim t’i eleminoni të gjitha, por do të ndjeheni mirënjohës kur ta keni bërë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0