10 njerëzit më të pasur në botë – Janar 2026 - Business Magazine Albania

10 njerëzit më të pasur në botë – Janar 2026

Në prag të vitit 2026, diferenca mes dy njerëzve më të pasur në botë nuk ka qenë kurrë kaq e madhe. Arsyeja kryesore lidhet me performancën e pabarabartë të tregjeve: aksionet publike ranë në fund të 2025-ës, duke ulur pasuritë e shumë miliarderëve, ndërsa asetet private dhe vendimet gjyqësore favorizuan ndjeshëm një emër të vetëm, Elon Musk.

Si rezultat, Musk u shkëput dukshëm nga ndjekësi i tij, Larry Page, duke e trefishuar pothuajse pasurinë e tij krahasuar me vendin e dytë.

 Panorama e përgjithshme (Janar 2026)

  • 6 nga 10 miliarderët e Top 10 panë rënie mujore të pasurisë për shkak të tregjeve.
  • Totali i pasurisë së Top 10: rreth 2.6 trilionë $, +200 mld $ krahasuar me muajin e kaluar.
  • 9 nga 10 janë amerikanë; i vetmi jo-amerikan është francezi Bernard Arnault.
  • Të gjithë në Top 10 janë burra dhe secili vlen 147 miliardë $ ose më shumë.

1. Elon Musk – 726 mld $

Rritja e jashtëzakonshme e pasurisë së Musk vjen nga dy faktorë kyç:

  • SpaceX, e vlerësuar rreth 800 mld $ nga investitorë privatë, duke u kthyer në një nga kompanitë private më të vlefshme në histori.
  • Rikthimi i opsioneve të aksioneve të Tesla-s (rreth 130 mld $) pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Delaware.
    Musk u bë personi i parë në histori që kalon pragjet 600 mld $ dhe 700 mld $ brenda pak javësh.

2. Larry Page – 257 mld $

Bashkëthemeluesi i Google përfiton nga zotërimi afatgjatë në Alphabet. Edhe pse aksionet patën rënie të lehtë, Page mbetet i dyti falë dominimit të Google në kërkim, reklamë dhe AI.

3. Larry Ellison – 245 mld $

Themeluesi i Oracle ka qenë një nga përfituesit kryesorë të valës së infrastrukturës për AI, por rënia e fundit e aksioneve të Oracle uli pasurinë e tij me disa miliardë brenda një muaji.

4. Jeff Bezos – 242 mld $

Amazon mbetet shtylla kryesore e pasurisë së Bezos, ndërsa investimet në Blue Origin dhe projekte të reja në AI tregojnë se ai po rikthehet më aktiv në sipërmarrje.

Lexo edhe:Shtrenjtohen cigaret dhe duhani ‘vape’, qytetarët do paguajnë më shumë që nga janari

5. Sergey Brin – 237 mld $

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Brin është rikthyer më drejtpërdrejt në strategjinë e AI të Alphabet, duke ndikuar pozitivisht perceptimin afatgjatë për kompaninë.

6. Mark Zuckerberg – 226 mld $

Meta ka përfituar nga rritja e të ardhurave në platformat ekzistuese (Facebook, Instagram, WhatsApp), ndërsa investimet në AI dhe realitet të përzier po stabilizojnë besimin e tregut.

7. Bernard Arnault – 195 mld $

Ikona e industrisë së luksit global, Arnault është i vetmi europian në Top 10. LVMH vazhdon të mbajë pozicion dominues në tregjet premium, pavarësisht luhatjeve ekonomike.

8. Jensen Huang – 162 mld $

CEO i Nvidia është fituesi më i madh i valës së AI pas Musk. Nvidia është bërë simbol i infrastrukturës së inteligjencës artificiale, nga gaming te data centers.

9. Warren Buffett – 149 mld $

Edhe pse pasuria e tij ra lehtë, Buffett u ngjit një vend në renditje. Ai mbetet figura më ikonike e investimit afatgjatë dhe filantropisë globale.

10. Steve Ballmer – 147 mld $

Ish-CEO i Microsoft përfiton nga mbajtja afatgjatë e aksioneve të kompanisë dhe nga investimi sportiv në LA Clippers, tashmë një nga klubet më të vlefshme të NBA-së.

  • Kush është njeriu më i pasur në botë?
    Elon Musk – 726 mld $.
  • Kush është gruaja më e pasur në botë?
    Alice Walton, me rreth 119 mld $.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0