10 mësime lidershipi nga shefat e këqinj - Business Magazine Albania

10 mësime lidershipi nga shefat e këqinj


Shefat e ‘tmerrshëm’ gjenden gjithkund. Nuk është ndonjë qejf të punosh për ta, por lidershipi i tyre i ‘keq’ vjen me një shprehje të argjendtë: mësime të çmuara “çfarë nuk duhet bërë” mbi lidershipin efektiv.

Këtu janë 10 fushat më të rëndësishme nga të cilat ju mund të mësoni nga shembujt e shefave të këqinj.

1. Mungesa e vendosmërisë
Atrofia, entropia dhe letargjia i mbajnë peng njerëzit dhe organizatat. Pavendosmëria, zvarritja, shpërqëndrimi dhe mosangazhimi përkeqësojnë produktivitetin. Liderat efektivë nuk i mbajnë njerëzit duke pritur për një vendim; ata janë të vendosur dhe me vullnet të fortë.

2. Mungesa e vizionit
Bosave të tmerrshëm u pëlqen të mendojnë se ata janë të mirë që t’ua “hedhin” të tjerëve. Ata e shpenzojnë kohën në operacionet ditore pa artikuluar ndonjëherë vizionin e tyre. Liderët efektivë e kuptojnë fuqinë e një vizioni frymëzues, të vendosur në bërjen e punëve të mëdha nga skuadrat e tyre.

3. Mungesa e delegimit
Ne të gjithë kemi patur të paktën një herë një shef që e humbiste toruan. Duket se ndodhen gjithkund dhe mikromenaxhimi i tyre ia redukton të gjithë oksigjenin produktivitetit. Delegimi është një art dhe liderët më të mirë janë ata që u japin skuadrave të tyre lirinë për të qenë inovativë dhe strukturën për të punuar bashkë gjatë performancave kulminante.

4. Mungesa e komunikimit
Një shef i cili mbyllet në zyrë dhe ka fare pak komunikim me skuadrën harron një nga elementët më të rëndësishëm të lidershipit. Komunikimi është çelësi i të gjitha llojeve të marrëdhënieve. Liderët e mëdhenj marrin kohën për të dëgjuar, për të kuptuar, për të bërë pyetje dhe për të ndarë me njerëzit ato gjëra për të cilat kanë nevojë ata.

5. Mungesa e përulësisë
Shefat e pasigurtë shpeshherë i bëjnë pjesëtarët e skuadrës të ndihen të vegjël në lidhje me fuqitë e tyre, kur gjërat bëhen të vështira, ata u kthehen ofendimeve dhe gjuhës abuzive. Asnjëherë në historinë botërore këto taktika nuk i kanë forcuar njerëzit të bëjnë punë më të mirë. Nëse diçka e tillë ndodh, ato fraksionojnë ekipet dhe shkaktojnë largimin e njerëzve më të mirë. Zhvilloni aftësitë e menaxhimit të stresit nëse ju duhen dhe ndihmoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Mësoni të gjeni më të mirën te njerëzit.

6. Mungesa e besueshmërisë
Çdokush, shef apo jo, i cili në mënyrë të vazhdueshme dështon në arritjen e angazhimeve dhe premtimeve, humbet besueshmërinë dhe besimin. Lidershipi efektiv do të thotë të mbani fjalën. Është kaq e thjeshtë.

7. Mungesa e zgjidhjeve
Shefat e tmerrshëm shpeshherë ose kërkojnë konfliktin, ose janë kaq kundërshtarë të konflikteve, saqë “fusin kokën në rërë” dhe shpresojnë se gjërat do të rregullohen vetë. Konfliktet në vendin e punës janë një fakt jete dhe e vetmja mënyrë për t’ia dalë është t’i zgjidhësh shpejt dhe drejtë.

8. Mungesa e përgjegjshmërisë
Përgjigjja e parë e shefave të këqinj në çfarëdolloj situate të keqe është të fillojnë të mbulojnë gjurmët e tyre dhe t’ua lënë të tjerëve përgjegjësinë. Liderët efektivë e dinë se duke pranuar gabimet e tyre ata demonstrojnë se telashet janë pjesë e përpjekjeve dhe dështimet pjesë e sukseseve.

9. Humbja e pozitivitietit
Është e vështirë të jeni pranë negativitetit gjatë të gjithë ditës dhe të mos prekeni nga ky fenomen. Inkurajimi i të tjerëve me pozitivitet dhe fuqizim, është mënyra më e mirë për t’u ndjerë më të vlerësuar, produktivë dhe të motivuar.

10. Mungesa e lidershipit
Kohët e fundit, mungesa e lidershipit mund të jetë faktori i zakonshëm te të gjithë shefat e këqinj: Ata që nuk udhëheqin, që nuk japin shembullin, ata veprimet e të cilëve nuk janë konsistente me fjalët e tyre, janë shefa të cilët bëhen joefektivë dhe më pak influencuesë. Liderët efektivë udhëheqin gjithmonë me shembullin e tyre, dhe janë konsistentë në veprimet e tyre edhe kur askush nuk është duke i parë.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0