10 Këshillat për karrierën që askush nuk na i thotë kur jemi 22 vjeç

10 Këshillat për karrierën që askush nuk na i thotë kur jemi 22 vjeç


1) Zgjidhni që të rriteni si person

Në karrierën tënde të hershme ti formohesh në bazë të kompanisë që zgjedh, kështu që duhet të bësh zgjedhje të mençur.

Është shumë e lehtë të zgjedhësh një kompani me emër ose me pozitë të mirë financiare, por ju rekomandoj t’i bëni vetes këto pyetje para se të zgjidhni diçka në jetë: Si e shikon kompania që ju e zgjidhni rritjen profesionale dhe atë personale të individit? Si e shikoni skuadrën tuaj të punës dhe si e parashikoni ngritjen në karrierë në kompaninë që zgjidhni?

Në një moshë të njomët, vetëm 22-vjeçare, zgjedhja e profesionit të jetës është mbase një nga vendimet më delikate, që ka impaktin më afatgjatë. Kështu që shumë prej nesh në këtë moshë kemi tendencën të zgjedhim atë kompani që ka reputacionin më të lartë dhe nuk bazohemi në rritjen tonë potenciale në karrierë. Më mirë zgjedhe një kompani me pak punonjës dhe ku mundësia për rritje është një opsion i mundshëm i së ardhmes, se sa një kompani me qindra mijëra punonjës e cila nuk ka për t’u zgjeruar më në të ardhmen.

2) Mos refuzoni kritika

Kur punoni me mish e me shpirt (ashtu siç bëjnë shumica e të rinjve në këtë moshë) keni tendencën ta merrni feedback-un personal, qoftë i mirë apo i keq.

Kur merrni “feedback” pozitiv, mendoni se jeni më i miri i fushës suaj. Dhe nëse merrni një kritikë “negative” të çfarëdo lloj forme apo në çfarëdo lloj mënyre rreth asaj që bëni në punë, e lidhni direkt me personin tuaj dhe vërejtja ju duket shumë personale.

Për të luftuar këtë lloj reagimi ju rekomandoj që t’i jepni vetes 24 orë kohë në mënyrë që të kuptoni se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë e gabuar në atë kritikë, dhe përpos kësaj se si mund ta përdorni atë në favorin tuaj.

3) Jini të gatshëm për të zgjeruar horizontin tuaj

Njerëzit e mbivlerësojnë rolin e mentorit në jetën e tyre. Në vend që të identifikojnë një person nga i cili mund të mësojnë dhe t’u bëjnë pyetje, më e mira do ishte që këtë gjë ta bëjmë rutinë të jetës. Shkruani ato që shikoni dhe dini, vëzhgoni se çfarë fuksionon dhe çfarë jo. Ju mendoni se mbani mend çdo gjë, por nuk është e vërtetë. Nese mbani shënime vazhdimisht, ju ndihmon t’i vendosni perspektivat gjithmonë në vëmendjen tuaj. Në këtë mënyrë nuk keni për të harruar ndonjë qëllim të madh që ju bën të ‘kërceni’ nga shtrati në mëngjes për të nisur ditën.

4) Mësoni nga dobësitë

Në çfarëdo stadi të karrierës që të jeni ju duhet të mësoni gjëra të reja. Që kjo të mos ju kthehet në një proces të dhimbshëm në vitet e mëvonshme, duhet ta përvetësoni zakonin e “të nxënit” të gjërave që në moshë fare të re.

Në vend që t’ia mbathni nga gjërat që nuk i bëni mirë, mbështetuni te to.

Shkruani në mënyrë të shkëlqyer, por nuk jeni teknikë? Nuk ju bën keq të mësoni edhe ca marifete nga programe të tjera si ‘Photoshop’ apo ‘PowerPoint’, në mënyrë që ta kompletoni punën tuaj.

Jeni fantastikë në detaje por keni probleme me konceptin e përgjithshëm të gjërave? Kërkojani një nder shokut/shoqes suaj që merret me manaxhimin e projekteve të tilla.

Vështirësia nuk qëndron në ekzekutimin e talenteve apo zotësive që natyra na i fal, merita qëndron kur ne që herët në karrierën tonë, i japim vetes kurajo për t’u përmirësuar në dobësitë tona.

5) Mësoni të shisni

Nuk bëhet fjalë vetëm për përfitime materiale.

Ju duhet të mësoni t’i shisni idetë tuaja, ekspertizën sado modeste që të jetë ajo dhe vizionin që keni. Bëjini idetë dhe prezantimin tuaj në mënyrë të atillë që t’ju diferencojnë nga “pjesa tjetër e njerëzve”. Dhe kjo nuk ka pse të jetë domosdo përballë një audience me njerëz ose një fjalim publik. E rëndësishme është që ato pak gjëra që dini t’i realizoni në mënyrë sa më kreative dhe tërheqëse.

Në këtë moshë pa e kuptuar krijojmë “brandin” e vetes sonë dhe i krijomë vetes një nivel komforti në raport me individët e tjerë.

6) Syno për rezultate, jo famë

E kemi dëgjuar shpesh nga të afërmit tanë dhe ata që na rrethojnë kur vjen një person i ri në punë dhe ‘merr meritat’ e punës së personit në fjalë dhe kjo sipas tyre “nuk është e drejtë”. Me të vërtetë është tmerrësisht stresuese kur dikush ju “vjedh” punën tuaj, djersën tuaj. Por e dini çfarë: Jeta nuk është gjthmonë e drejtë, as në punë s’ka pse të jetë ndryshe.

Eksperienca dhe koha kanë treguar se puna dhe djersa do t’ju shpërblehet nëse jeni të aftë dhe të zotë. Por ajo që duhet të bëni ju është që në vend që të fiksoheni për të marrë sa më shumë merita nga shefi apo të tjerët, të fokusoheni në punën tuaj për ta bërë atë më mirë.

7) Kap gjërat e mëdha

Zhvilloni një ‘nuhatje’ se çfarë është e rëndësishme për biznesin tuaj, çfarë është një prioritet, pse është i tillë dhe cilat projekte do ta mbështesnin prioritetin e përcaktuar. Ka rrezik të lartë, por ka edhe shpërblim të lartë. Puna që bëni me të mund të ndikojë në karrierën tuaj në terma afatgjatë. Jini të kujdesshëm, të zellshëm dhe këmbëngulës. Menaxherët kanë sy për të dalluar ata punonjës që nuk kanë frikë nga veprat e mëdha dhe punonjësit e tjerë do të duan që të jenë në të njëjtin ‘vend’ me atë që ka kurajo.

8) Përdorini rrjetet sociale për avantazhin tuaj

22-vjeçarët mendojnë rëndom se mediat sociale janë vetëm një mënyrë për t’u lidhur me miqtë. Ky mentalitet duhet të thyhet paksa, pasi mediat sociale duhet të shërbejnë si një mjet i fuqishëm për t’u rënë në sy punëdhënësve të ardhshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, fshini ose bëni private foto apo komente që lidhen me periudhën tuaj të festave të çmendura gjatë periudhës së universitetit. Së dyti, përdoreni kalendarin çdo tre muaj si një kujtesë që të përditësoni profilin e ‘LinkedIn’ me rezulatet dhe arritjet më të fundit, kështu që CV-ja juaj do të jetë gjithmonë e ‘freskët’.

9) Mësoni të mos dorëzoheni kurrë

Jack Welch, ish-President dhe CEO i General Electric dhe profesor në MIT (Massachussettes Institute of Technology),  ka një thënie mbi suksesin, të cilën ia vlen ta citojmë: “Karriera juaj nuk do të jetë gjithmonë një vijë e drejtë. Por ajo që ka rëndësi, është se si ‘t’i hipni kalit sërish.’”

Nëse një projekt apo praktikë pune nuk ju ka shkuar mirë, mos e lini ndjenjën e dështimit t’ju demoralizojë, përkundrazi, duhet të dilni mbi sipërfaqe. Suksesi juaj përcaktohet nga aftësia juaj për t’iu rikthyer sërish sfidave edhe pas një rrëzimi të pashpresë.

10) “Mikrobi” i mirënjohjes duhet t’ju ”infektojë” që në moshë të re

Mund të duket si jashtë mode, por njerëzit kujtohen për mirënjohjen në një mënyrë që ua kalon emocioneve tjera. Falenderoni njerëzit që ju intervistuan, njerëzit që ndanë kohën e tyre që ju të ndani disa mendime tuajat me ta dhe njerëzit shembuj që me influencën e tyre kërkoni të keni sukses në jetë. Tregohuni shpirtmirë kur lavdëroni të tjerët dhe të sjellshëm mbi gjithcka. Mos harroni se njerëzit do ta vënë re këtë dhe do t’ua shpërblejnë me kalimin e kohës.

Hubspot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0