10 këshilla të vlefshme për të bërë sa më shumë para - Business Magazine Albania

10 këshilla të vlefshme për të bërë sa më shumë para


Para 6 muajsh, unë dhe gruaja ime vendosëm që t’a kthenim shtëpinë tonë verore në Gerogia në një residencë të përhershme. Ne vendosëm të bënim disa ndryshime të pronës në mënyrë që të jetonim aty të gjithë vitin.

Një ditë, ndërsa po shkoja drejt makinës time në mëngjes, tre puntorë ndaluan punën e tyre dhe po më vështronin. Une ndalova dhe i pyeta nëqoftëse çdo gjë ishte ne rregull dhe njëri nga ata u përgjigj: “Nuk është e drejtë. Ti ke këtë shtëpi të mrekullueshme dhe një makinë të bukur ndërsa ne bëjmë të gjithë këtë punë të lodhshme për diçka më shumë se rroga minimale.”

Iu afrova punëtorit dhe përfunduam duke folur mbi ndërtimin e pasurisë për më shumë se 1 orë. I tregova që jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur dhe se para disa kohësh unë isha një borxh prej 50,000 $ dhe nk dija si do t’ja dilja për t’i shlyer. Ai më shtrëngoi dorën dhe më falenderoi që ndava me të mendimet e mia personale.

Sot në mëngjes ndërsa po shkoja përsëri drejt makinës, një burrë që po ngiste një kamion ndalon përpara shtëpisë time dhe bërtet: “Zoti Siebold, e ndoqa këshillën tuaj dhe hapa kompaninë time. Kam 5 puntorë që punojnë aty dhe biznesi im po lulëzon. Une dhe familja ime po perjetojmë lirinë si kurrë me parë.”

Ai vazhdoi: ”Ju lutem ndajini fjalët tuaja të mençura me të tjerët”.

Kështu që unë do të ndjek këshillën e tij dhe do t’ju tregoj disa këshilla në lidhje me paratë:

1. Në një treg të lirë ekonomik, çdo njeri mund të bëjë aq para sa dëshiron.

2. E shkuara juaj, niveli i edukimit ose niveli i inteligjencës nuk zejnë vënd kur vjen puna në fitimin e parave.

3. Mënyra më e shpejtë për të bërë para është të zgjidhësh një problem. Sa më i madh problemi që zgjidhni, aq më shumë para do bëni.

4. Mos i dëgjoni njerëzit me mendime negative që ju thonë se jeta është e vështirë dhe ju duhet të jeni mirënjohës për çfarë keni.

5. Prisni të bëni më shumë para. Këtë herë ju duhet të mendoni shifra të mëdha. $100,000, $500,000, ose pse jo 1 milionë $?

6. Hiqeni frikën dhe mendimet e kota dhe filloni t’i shihni paratë për gjërat e mira që ju ofrojnë: liri, mundësi, bollëk.

7. Të jesh i pasur nuk është një privilegj. Të jesh i pasur është një e drejtë. Nëqoftëse ti krijon vlera për të tjerët, ti ke të drejtë të jesh aq i pasur sa dëshiron.

8. Mos prisni që anija të vij t’ju shpëtojë. Ju nuk do të zbuloheni, shpëtoheni apo të bëheni i pasur nga një forcë e jashtme. Nëqoftëse ju dëshironi para, duhet t’a ndërtoni vetë anijen tuaj. Asnjë nuk do të vij t’ju shpëtojë.

9. Mos u shqetësoni që mund t’ju mbarojnë paratë dhe fokusohuni se si të bëni më shumë. Të shqetësohesh vazhdimisht për paratë nuk është mënyrë për të jetuar. Ëndërro për paratë më mirë.

10. Mjaft i thatë vetes që të bëhesh i pasur është jashtë kontrollit tuaj. E vërteta e të bërit para është një punë e brendshme.

Njësoj si ai burri që punonte në shtëpinë time para 6 muajsh i cili ishte i irrituar për financat e tij dhe mbante një qendrim kundër të pasurve edhe ti mund të kesh fuqinë të ndryshosh financat e tua. Mbase ju keni kohë që jeni në borxhe ose mbase ju keni ëndërruar që të kishit më shumë. Mbani mend se çdo gjë është e mundur nëqoftëse ju merrni një vendim dhe fokusoheni drejt atij vendimi.

Steve Siebold është autori i “Si Mendojnë Njerëzit e Pasur” dhë një milioner që ka investuar më shume se 1200 njerëz, që janë më të pasurit në botë.

Burimi: businessinsider.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0