Cilat janë karrierat e së ardhmes?

10 karrierat teknologjike të së ardhmes


Më poshtë po ju prezantojmë me disa mundësi për karrierën e së ardhmes suaj dhe punët tipike që i përfaqësojnë ato:

Karrierë për një botë të udhëhequr nga teknologjia

Pilot i çertifikuar UAV-je (Unmanned Automatic Vehicles): ose dronët, të cilëve u referohemi në zhargonin e përditshëm, prezantojnë një potencial shumë të madh të së ardhmes për shumë industri dhe karriera duke filluar nga ato në milici deri tek industria e paketimit të mallrave të konsumit. Nuk ka rëndësi së për çfarë zhvillohen dronët: për qëllime kërkimore, për misione të fshehta, për fotografime artistike e shumë arsye të tjera, ata nuk mund të fluturojnë dot pa ju! Ata që do t’i pilotojnë mund të kenë një “bollëk” karrierash nga të cilat mund të zgjedhin gjatë viteve të ardhshme.

Dizenjuesë të cohave të printuara në 3D. As bota e modës nuk është imune nga ndikimi i teknologjisë. Vitet e fundit, dizenjot e printuara në 3D janë shfaqur që nga pasarelat e Milanos e deri tek ato të New Yorku-t . Bizhuteritë 3D, aksesorët dhe kostumet e plazhit po bëjnë “boom” në industri. 3D përfaqëson mundësi të prodhimit që janë të arritshme dhe të përballueshme nga ana financiare. Ndërsa teknologjia avancon dhe bëhet më e aksesueshme, pritet që të vazhdojë revolucionarizimi i procesit të prodhimit.

Arkitektët e realitetit. VR (Virtual Reality-Realiteti Virtual) është bërë një term shumë i dëgjuar në rangun e industrive filmografike dhe të videolojërave duke prekur edhe sektorin e kujdesit shëndetsor. Teknologjia prezanton më shumë shanse për dizenjuesit që kërkojnë të krijojnë eksperienca immersive ( tre dimensonale). Madje, realiteti virtual po shikohet edhe si një formë e re terapie.

Auditor (Dëgjues) i kuantifikuar i vetë-vlerësimit: Trajnerë personalë! Kjo do të thotë të ndjekim çdo gjë që na ndodh në jetën e përditshme, që nga kaloritë mesatare ditore që konsumojmë, te rrahjet për minutë të zemrës e deri te nivelet e tendosjes gjatë një ushtrimi fizik. Por thjesht njohja e ca numrave nuk e përmirëson shumë stilin tonë të jetesës, ajo që kërkohet është që me këto shifra të ofrohen plane të posaçme të ushqyerjes ose të fitnessit. Kjo lloj karriere bashkon profesionin e nutricionistit ose terapistit fizik me atë të analistit të të dhënave dhe mund të jetë zgjedhja perfekte për t’i “shkrirë” dy profesionet në një të vetëm.

 

Karriera të fokusuara në qëndrueshmëri

Me një numër në rritje të kompanive, të cilat kërkojnë të reduktojnë emisionet e tyre të karbonit në atmosferë, po rritet  numri i kërkesave për karriera “ambjentaliste”. Ja disa nga karrierat që mund të jenë të përshtatshme për individët që janë në kërkim të një bote më të qëndrueshme.

Planifikuesë urbanë “inteligjentë” të qyteteve. Palnifikuesit urbanë nuk duhet të konsiderojnë vetëm kaosin e trafikut stresues. Ajo që duhet të bëjnë ata është të ‘krijojnë’ atë lloj trafiku që nuk do të na i bllokojë më rrugët dhe ‘qiejtë’ tanë për 20 -30 vitet e ardhshme. Për më tepër, këta panifikues të orientuar nga e ardhmja duhet të mendojnë për mënyra se si teknologjia mund të inkorporohet nëpër ndërtesa, rrugë, ambjente parkimi dhe “t’i rrijë asaj në trup” sa më mirë.

Menaxher/e “inteligjent/e” i një laboratori për testimet e karburantëve. Duhet të dini se teknologjitë ‘inteligjente’ nuk janë të limituara vetëm te kuzhinat tona apo telefonat tona. Sot, ato mund të implementohen në industrinë tradicionale të energjisë, si testimet e karburantëve.

Arkitekti/ja “inteligjent/e” i rrjeteve të furnizimit me energji elektrike. Përdor teknologjinë e telekomunikacionit për të gjetur dhe reaguar ndaj ndryshimeve lokale që janë momentalisht në përdorim. Kombinimi i resurseve efiçiente të energjisë me mjete ndihmëse tradicionale ndihmon drejt një të ardhmeje me qytete më të pastra dhe më të gjelbërta. Ky profesion që del nga e zakonshmja, është një opsion që mund të sjellë shumë përfitime për inxhinierët dhe arkitektët teknikë.

Profesione me të dhëna dhe profesione biznesi/financiare

Arkitekt/e i të dhënave: të jesh i/e aftë të “qërosh” nga elementët e tepërt dhe të panevojshëm një sasi të madhe të dhënash për t’i dhënë biznesit atë që i nevojitet realisht mund të jetë një avantazh i çmueshëm për ata që kërkojnë punë në këtë sektor.

Specialist/e valute alternativ/e. Bankierët dhe analistët financiarë e së ardhmes duhet ta vrasin mendjen më shumë se sa vetëm për vlerën e poundit, euros apo dollarit; monedha alternative si ‘Bitcoin’, shfaqin potencial për të ‘përçarë’  institucionet tipike financiare.

Menaxher/e i/e një biznesi e-commerce: Bizneset tipike prej “tullash dhe muresh” po rrisin gjithmonë e më shumë prezencën e tyre te komunitetet online dhe shumë startupe të shitblerjes me pakicë po i kapërcejnë barrierat fizike duke kërkuar homologë dixhitalë. Menaxherët e biznesit që dinë të përdorin mirë SEO (Motorrin e Optimizuar të Kërkimit) dhe taktikat e marketingut online po qëndrojnë në “top” të karrierave të fushës së e-commerce (tregtia elektronike).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0