1 nga 3 Ford GT40 që fituan 24 Hours Le Mans: Plot $12,000,000?

1 nga 3 Ford GT40 që fituan 24 Hours Le Mans: Plot $12,000,000?

~3 minuta lexim


Në 24 Hours Le Mans të vitit 1966, 3 Ford GT40 arritën të kalonin vijën e finishit.

RM Sotheby, kompania e ankandeve, ka qënë shumë e zënë së fundmi. Këtë vit ajo ka realizuar shitjen e një Porsche 908 K të rrallë dhe disa Ferrari. Së fundmi, edhe një Ford GT40. Por, jo me pak histori. Është pikërisht 1 nga 3 të tillë që fituan 24 Hours of Le Mans në vitin 1966. Kjo çoi edhe në fitoren e parë të Ford të eventit në fjalë.

Sipas RM Sotheby, ky Ford GT40 Mk II me shasi P/1016, është nga ato që mundën Ferrari-n në atë vit. Kjo makinë, ishte makina numër 7 që garonte për skuadrën Holman & Moody, me pilotë Ronnie Bucknum dhe Dick Hutcherson. Ajo ishte e 3-ta nga 3 makinat e Ford, të kapuar edhe në foton e famshme të vitit 1966.

ford gt40

Kjo fitore, erdhi duke patur parasysh përqasjen ndaj qëndrimit “bigger is better” që Ford kishte në atë kohë. Ato kishin një motor masiv 7.0 liter V8 duke lënë pas Ferrari-t me 3.3 litër V12 dhe Porsche-t me 1.9-liter flat 6. RM Sotheby thotë gjithashtu se kjo makinë ishte e vetmja GT40 që konkuronte me kambio automatike.

“Shitja eGT40 prezanton një mundësi reale për të gjithë të apasionuarit për të poseduar një copëz të historisë. Të vëmë në rradhë një makinë të tillë me kaq rol në histori, është e rëndësishme për ne pikërisht përpara ankandit në Monterey. Ky Ford është restauruar në nivelin që ka garuar 52 vite më parë. Diçka e konsiderueshme kjo për këdo blerës. Pak makina mund të konsiderohen të një niveli kaq të lartë. Kjo makinë do të mbahet mend si Ford-i që i “uli kokën” Ferrari-t”. – u shpreh Alexander Weaver, komentator dhe specialist pranë RM Sotheby.

P/1016, do të niset për në Pebble Beach ku do të marrë pjesë në ankand. Çmimi i shitjes pritet të jetë nag $9M në $12M. Gjithçka do të mësohet në 24-25 Gusht, kur të organizohet eventi.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0