1/3 e ekonomisë botërore në recesion gjatë 2023-it, paralajmëron shefja e FMN-së - Business Magazine Albania

1/3 e ekonomisë botërore në recesion gjatë 2023-it, paralajmëron shefja e FMN-së

Një e treta e ekonomisë globale do të jetë në recesion gjatë këtij viti ka paralajmëruar shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kristalina Georgieva tha se 2023 do të jetë më  i ashpër se viti i kaluar ndërsa BE, SHBA dhe Kina shohin ekonomitë e tyre që ngadalësohen.

Kjo vjen pas luftës në Ukrainë, çmimeve në rritje dhe normave të larta të interesit si dhe shpërndarja e COVID në Kinë rëndojnë mbi ekonominë globale.

Në tetor, FMN e rishikoi sërish rritjen ekonomike në botë duke e projektuar me ulje, kjo pasi Bankat Qendrore nëpër botë kanë filluar me politikën agresive të rritjes së normave të interesit për të luftuar çmimet e larta. Ndërkohë Kina, e anuloi politikën e saj Zero Covid dhe rifilloi të hapte ekonominë, edhe pse virusi vijon të shpërndahet me shpejtësi.

Lexo edhe: FMN e shqetësuar për një flluskë në pasuritë e paluajtshme?!

“Edhe vendet që nuk do të jenë në recesion, sërish do ndjehen sikur janë në një situatë të tillë” – tha shefja e FMN-së.

Zonja Georgieva paralajmëroi se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të ketë një fillim të vështirë në 2023-in dhe kjo do të dërgojë valë negative nëpër ekonomitë botërore.

FMN bën vazhdimisht raporte mbi ekonomitë nëpër botë dhe roli kyç i saj është paralajmërimi mbi ngjarjet e zymta ekonomike. Kështu në raportin e fundit tregohej se në Kinë aktiviteti i fabrikave u ngadalësua për të tretin muaj radhazi dhe me shpejtësinë më të madhe në tre vite. Në vendin aziatik edhe çmimet e banesave të reja ranë për të gjashtin muaj radhazi. Presidenti Xi Jinping, të shtunën në një adresim publik bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe bashkim, ndërsa theksoi se Kina po hyn në një fazë të re./ BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0