​Rina Malsori fiton çmimin prestigjioz “40 under 40”, si një prej ndërmarrësve më të suksesshëm në biznes të Europës Juglindore

​Rina Malsori merr çmimin prestigjioz “40 under 40”, si një prej njerëzve të suksesshëm në biznes të Europës Juglindore


Rina përmes një postimi në Facebook ka thënë se sa herë kompania “Frutti” merr çmim, inspirohen të punojnë edhe më shumë.

E ngjashme:

Ardian Hoxha, sipërmarrësi nga Kosova fiton dy çmime ndërkombëtare brenda javës

“Sa herë kurorëzohemi me një çmim në Frutti, ne inspirohemi që të punojmë edhe më shumë, të jemi të kujdesshëm në detaje, me sjellje të përgjegjshme, gjithmonë inovativë e gjithmonë pranë konsumatorit. Pse e ceka ne? – Sepse ky çmim nuk do të kishte vlerë pa kolegët e mi të mrekullueshëm në Frutti dhe bashkëpunëtorët tonë”, ka shkruar Rina.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0