Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përmbushur detyrimet ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
Programet model përbëjnë instrumente kyçe të transparencës proaktive, duke garantuar akses të drejtpërdrejtë të publikut në informacion dhe dokumentacion me karakter publik, duke reduktuar nevojën për kërkesa individuale dhe duke rritur llogaridhënien institucionale të autoriteteve.
Sipas vlerësimeve të fundit, modelet e mëparshme kanë funksionuar mirë, por ndryshimet ligjore dhe institucionale, përfshirë miratimin e Konventës nr. 205 të Këshillit të Evropës, kanë krijuar nevojën për përshtatje dhe konsolidim të mëtejshëm.
Lexo edhe: Ke fëmijë nën 18 vjeç? Ja si përfiton 100 mijë lekë rimbursim
Njëri prej programeve të ri për njësitë e vetëqeverisjes vendore përfshin një fushë të dedikuar për veprimtarinë e Këshillave Bashkiakë, si një nga organet më të rëndësishme vendore, dhe parashikon zbatimin edhe nga këshillat e qarqeve, me qëllim forcimin e transparencës së vendimmarrjes në nivel vendor.

Miratimi i këtyre programeve forcon përdorueshmërinë e informacionit publik, konsolidon përvojën pozitive të transparencës proaktive dhe e shndërron atë në një instrument më efektiv në shërbim të qytetarëve, shoqërisë civile, medias dhe institucioneve publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto