Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë për të 9-in vit radhazi

Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë për të 9-in vit radhazi


Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë për të 9-in vit radhazi, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Që prej vitit 2008, kur ra në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara, ekonomia zvicerane ka kryesuar në renditjen vjetore të Forumit.

Ekonomistët e Forumit Ekonomik Botëror thonë se Zvicra ka një rreth të fortë të infrastrukturës, institucioneve dhe edukimit, por në qendër të suksesit është mënyra se si ka krijuar dhe përdorur talentin.

Sekreti i Zvicrës është aftësia për inovacion, mbështetur nga disa faktorë të tjerë që e mundësojnë.

Megjithatë, pas më shumë se 1 dekade në krye të renditjes, disa rreziqe janë shfaqur për Zvicrën. Popullsia në plakje mund të përkeqësojë inovacionin dhe një nga referendumet që zhvillohen shpesh në Zvicër mund t’i mbyllë derën talenteve të huaj.

“Shohim një përhapje të shpejtë të referendumeve të tillë për gjithçka. Disa prej tyre janë të rrezikshëm dhe mund të kërcënojnë  suksesin e ekonomisë zvicerane”, tha Thierry Geiger, ekonomist i Forumit Ekonomik Botëror.

Renditjet janë bazuar në disa nxitës të konkurrueshmërisë dhe nëpërmjet një sondazhi të liderëve të biznesit.

“Konkurrueshmëria globale do të përcaktohet gjithnjë e më shumë nga kapaciteti inovues i një vendi”, tha Klaus Schwab, themeluesi i Forumit.

Përveç Zvicrës, 10 vendet kryesore kanë mbetur si ç’kanë qenë një vit më parë, megjithëse kishte disa lëvizje në renditje. Shtetet e Bashkuara, u ngjitën sipër Singaporit në vend të dytë, ndërsa Hong Kong-u u rrit me 3 vende në të 6-in, duke lënë Japoninë në vendin e 9-të.  Britania ra në vend të 8-të, dhe negociatat me Brexit nuk janë përfshirë ende. Kina u ngjit në vend të 27-të, shumë përpara Rusisë dhe Indisë, që rezultuan respektivisht në vend të 38-të dhe 40-të.

/GazetaDita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0