"Zoti i Zara-s” bëhet edhe “mbreti i Barcelonës”/ Ortega blen godi... - Business Magazine Albania

“Zoti i Zara-s” bëhet edhe “mbreti i Barcelonës”/ Ortega blen godinë gjigante në Avenida Diagonal

Miliarderi spanjoll dhe themeluesi i “Zara”-s, Amancio Ortega, ka bërë një tjetër lëvizje të fuqishme në tregun e pasurive të paluajtshme, duke blerë një ndërtesë zyrash në një nga bulevardet më të njohura të Barcelonës për plot 250 milionë euro (283 milionë dollarë).

Ndërtesa prej 28 mijë metrash katrorë ndodhet në Avenida Diagonal, dhe aktualisht është e dhënë me qira për shtëpinë botuese prestigjioze “Planeta”. Aseti u ble nga gjigandi amerikan i investimeve Blackstone, përmes fondacionit investues të Ortega-s, Pontegadea.

As Ortega, as Blackstone nuk kanë komentuar publikisht për marrëveshjen, por lëvizja shihet si pjesë e strategjisë afatgjatë të biznesmenit për të konsoliduar pozicionin e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme, veçanërisht në pronat elitare në qytetet kryesore të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Lexo gjithashtu: Mos e injoro! Microsoft do fshijë fjalëkalimet, afati po afron!

Një portofol që nuk ndalet së rrituri

Pontegadea është kthyer në një nga mekanizmat më të fuqishëm të investimeve në pasuri të paluajtshme në Evropë. Aktualisht, kompania zotëron mbi 20 miliardë dollarë në prona, përfshirë kulla zyrash luksoze, objekte tregtare, hotele dhe një seri investimesh strategjike në sektorin e energjisë dhe logjistikës.

Ortega, i cili kontrollon 59.29% të Inditex-it, kompanisë mëmë të Zara-s, është shquar gjithmonë për strategjinë e tij të qetë por të fuqishme të investimeve, duke lënë një gjurmë të thellë jo vetëm në industrinë e modës, por edhe në financat globale.

Kjo blerje në zemër të Barcelonës përbën jo vetëm një tregues të qartë të besimit të tij në tregun spanjoll, por edhe një sinjal për rritjen e interesit ndaj pronave të klasit të parë në Europë, pavarësisht sfidave ekonomike globale.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0