Zoom prezanton kapacitetin e ri deri në 1 milion pjesëmarrës në mbledhjet virtuale - Business Magazine Albania

Zoom prezanton kapacitetin e ri deri në 1 milion pjesëmarrës në mbledhjet virtuale

Zoom prezanton kapacitetin e ri deri në 1 milion pjesëmarrës në mbledhjet virtuale

Zoom, platforma e njohur për video-konferenca, ka njoftuar një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si organizohen organizimet masive online. Sipas njoftimit të fundit, tani është e mundur që deri në 1 milion njerëz të ndjekin një webinar në të njëjtën kohë. Ky ndryshim përfaqëson një rritje të konsiderueshme nga kapaciteti i mëparshëm prej 100,000 pjesëmarrësish, duke e bërë Zoom një nga zgjidhjet më të fuqishme për organizimet dhe ngjarjet që kërkojnë kushte për audienca të mëdha.

Ky përmirësim është veçanërisht i rëndësishëm për organizime të mëdha dhe të ndërlikuara, të tilla si aktivitete me personazhe të famshëm, protestat politike, dhe mbledhjet globale të forcave të punës. Në vend që të kufizoheshin në përzgjedhjen e audiencave më të vogla, organizatorët tani mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë opsionesh që fillojnë nga 10,000 dhe arrijnë deri në 1 milion pjesëmarrës. Çmimet për këto webinarë janë gjithashtu të ndryshme: një webinar me kapacitet për 10,000 pjesëmarrës kushton rreth 9,000 dollarë, ndërsa një webinar për 1 milion njerëz mund të arrijë në 100,000 dollarë.

Ky kapacitet i zgjeruar i webinarëve nuk është vetëm për të mbështetur numra të mëdhenj pjesëmarrësish, por gjithashtu ofron mundësi të avancuara për analizën e të dhënave. Organizatorët e eventeve online do të kenë akses në informacion të detajuar mbi regjistrimin, pjesëmarrjen dhe angazhimin e audiencës. Këto të dhëna janë të vlefshme për të kuptuar më mirë se si po performon organizimi dhe për të bërë përmirësime në ato të ardhshme.

Lexo edhe: 3 pajisje të fuqishme të cilat ju vijnë në ndihmë në çdo moment të ditës

Smita Hashim, shefe e produktit në Zoom, ka theksuar se “kapaciteti i zgjeruar i webinarëve të Zoom ka revolucionarizuar mënyrën se si organizatat mund të lidhen dhe angazhohen me audienca të mëdha”. Sipas Hashimit, tani organizatorët kanë fleksibilitetin dhe fuqinë për të krijuar përvoja të vërteta ndërvepruese në një shkallë të paimagjinueshme deri më tani dhe kanë mundësinë për të krijuar webinarë të mëdhenj për synime specifike të veçanta.

Ky ndryshim vjen si një përpjekje për të përmbushur kërkesat e rritura për aktivitete dhe organizime online që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në botën moderne të punës dhe jo vetëm. Megjithatë, ndonëse ky kapacitet i madh është një mundësi fantastike për organizatorët e eventeve të mëdha, shumica e përdoruesve të zakonshëm ndoshta nuk do të kenë nevojë për një webinar me një milion pjesëmarrës. Megjithatë, kjo veçori do të ofrojë mundësi të reja për ata që kërkojnë të arrijnë një audiencë globale të gjerë dhe për të krijuar evente që mund të mbajnë vëmendjen e një publiku të madh.

dt

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0