Zhvillohet Forumi i parë Ekonomik në Shkup - Business Magazine Albania

Zhvillohet Forumi i parë Ekonomik në Shkup

Këtë të mërkurë në Shkup u zhvillua Forumi i Parë Ekonomik. Pjesë e këtij forumi ishin kryeministri Edi Rama, eurokomisioneri, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev.

Varhelyi ishte pjesë e takimit përmes një videomesazhi ku gjithashtu pjesë e diskutimit ishin edhe zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Gjithashtu morën pjesë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.

Nga qeveria e RMV-së thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.

Duke folur nga Forumi i Parë Ekonomik, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi për herë të parë lajmin e marrë dje nga ministrat e Jashtëm të BE-së që nuk arritën në një dakordësim për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Rama e ka cilësuar shtyrjen e negociatave si një dështim të Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë tha se do ishte më e ndershme që BE të thoshte ata nuk janë gati për të na pranuar “në familjen e tyre”, sesa të fajësojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mosplotësimin e kushteve

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara”, deklaroi kryeministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0