Zhaklina Rira prezanton DAMAC në Zvicër: Koha për një investim të zgjuar! - Business Magazine Albania

Zhaklina Rira prezanton DAMAC në Zvicër: Koha për një investim të zgjuar!

Zhaklina Rira prezanton DAMAC në Zvicër: Koha për një investim të zgjuar!

Në një treg global gjithnjë e më të paqëndrueshëm, një nga kompanitë më të fuqishme të pasurive të paluajtshme në botë, DAMAC Properties, po shtrin prezencën e saj në tregun europian dhe këtë herë, i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë profesionistëve dhe familjeve që jetojnë në Zvicër. Nëpërmjet bashkëpunimit me Zhaklina Rirën, eksperte me mbi 20 vite përvojë në fushën e ndërtimit dhe konsulencës së investimeve, DAMAC organizon dy evente ekskluzive: më 28 maj në Gjenevë dhe më 30 maj në Zyrih.

Por ndryshe nga formatet klasike që përfshijnë fjalime dhe ceremoni, këto ditë do të jenë të përkushtuara për takime personale, të rezervuara vetëm për ata që janë seriozisht të interesuar për të investuar në prona ndërkombëtare që ofrojnë kthim të sigurt dhe menaxhim të garantuar. Në një kohë kur inflacioni është i lartë, normat e interesit në Europë janë në rritje dhe bankat ofrojnë gjithnjë e më pak kthim për kursimet, shumë individë që jetojnë e punojnë në Zvicër kanë krijuar kapital por nuk e kanë vënë ende në lëvizje. Ky është momenti i duhur për të ofruar një zgjidhje konkrete: investim në prona të menaxhuara në tregun e Dubait, një treg që po njeh periudhën më të qëndrueshme të rritjes në 10 vitet e fundit.

Lexo edhe:SPECIALE/ Nga spektakli tek memet, kur fushata bëhet narrativë për klikime

Kjo nuk është thjesht teori janë faktet që flasin: mbi 130,000 kontrata të reja qiraje vetëm gjatë vitit 2024 dhe një rritje mesatare vjetore e çmimit prej të paktën 14%. Zgjedhja për të bashkëpunuar me DAMAC nuk është e rastësishme. Me mbi 45,000 njësi të dorëzuara dhe 28,000 në ndërtim, kompania ka ndërtuar një reputacion për cilësinë, luksin dhe menaxhimin e integruar të investimit. Çmimet fillojnë nga 170,000 euro, duke përfshirë çdo kategori investuesi, nga ata që po testojnë tregun për herë të parë, te ata që kërkojnë diversifikim të portofolit të tyre. DAMAC nuk është vetëm një kompani ndërtimi, është një partner i plotë në ciklin e investimit: nga blerja, te financimi, menaxhimi i qirasë dhe deri te rishitja. Gjithçka ofrohet me një shërbim të shkëlqyer për klientin dhe pa asnjë burokraci për investitorin. Të ardhurat mujore derdhen automatikisht në llogarinë e klientit, menaxhimi është i plotë dhe gjithçka mund të kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni celular. Eventet në Gjenevë dhe Cyrih janë krijuar me një format krejtësisht të personalizuar. Nuk do të ketë mikrofon apo skenë, vetëm takime një për një me këshilltarët zyrtarë të DAMAC, ku çdo person do të ketë mundësi të diskutojë rreth nevojave, buxhetit dhe objektivave të tij. Secili takim do të zgjasë aq sa nevojitet për të marrë një vendim të informuar. Për më tepër, komunikimi bëhet në gjuhën e klientit: shqip, frëngjisht, italisht, turqisht apo anglisht për të shmangur çdo keqkuptim. Ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme në Zvicër po përballet me çmime të fryra dhe renditet i pari për rrezikun e një flluske sipas UBS Global Real Estate Bubble Index, tregu i Dubait vlerësohet ndër më të sigurtët, me politika të favorshme për investitorët e huaj, taksë zero mbi të ardhurat dhe kërkesë të lartë për qira.

Investitorët potencialë shpesh bëjnë pyetje si:
– A mund të blej me këste? Po, deri në 48 muaj, pa interes për shumë projekte.
– Çfarë dokumentesh duhen? Vetëm pasaporta, 5% e vlerës së pronës dhe dëshmi e të ardhurave të qëndrueshme.
– A mund ta shes më vonë? Po, edhe para përfundimit të pagesës, disa investitorë kanë realizuar fitime 20–70% brenda 1–2 viteve.
– A është prona trashëgueshme? Po, dhe gjithashtu ofron të drejtën për qëndrim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prandaj, për të gjithë ata që jetojnë në Zvicër dhe po mendojnë për një investim të sigurt dhe me kthim të lartë, ky është momenti i artë. Nuk ka detyrim për të blerë, por ka mundësi për të marrë informacion të besueshëm dhe të personalizuar.

Sepse siç thotë shpesh Zhaklina: “Mos prisni rastin tjetër, se mund të vijë më vonë dhe të kushtojë më shumë. Investimi i zgjuar është ai që bëhet në kohë.”

DATAT & VENDET:

  • 28 Maj 2025 – Intercontinental Genève, Chemin du Petit-Saconnex 7-9, 1209 Geneva
  • 30 Maj 2025 – Hotel Schweizerhof Zürich, Bahnhofplatz 7, CH – 8001 Zürich

REZERVIMET janë të detyrueshme për shkak të formatit të personalizuar.
Kontaktoni ne +355692098003 ose përmes emailit zyrtar info@damacpartneralbania për të rezervuar orarin tuaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0